Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dita Botërore e Tuberkulozit

24 Marsi, shënon ‘Ditën  Botërore të Tuberkulozit,’ me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të njerëzve për pasojat shëndetësore, sociale dhe ekonomike të kësaj sëmundje si dhe rritjen e përpjekjeve për t’i dhënë fund epidemisë botërore të tuberkulozit.

Kjo datë e sotme, lidhet me ditën kur, Dr. Robert Koch, në vitin 1882 shpalli zbulimin e bakterit që shkakton tuberkulozin, zbulim i cili i hapi rrugën diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje. Pavarësisht progresit që është bërë në dekadat e fundit, tuberkulozi vazhdon të jetë vrasësi infektiv më kryesor në të gjithë botën.

Në vitin 2018, në Kombet e Bashkuara, të gjithë udhëheqësit botërorë janë zotuar të marrin masa konkrete deri në vitin 2022. Sipas Raportit të fundit të Mbikëqyrjes dhe Monitorimit të TB (OBSH / ECDC), përkundër rënies së TB dhe uljes së shkallës së incidencës së TB, rreth 20,000 njerëz ende vdesin nga TB çdo vit në rajonin Evropian, çdo i tretë i TB ka një formë të rezistencës ndaj shumë ilaçeve sëmundja dhe niveli i suksesit të trajtimit është pamjaftueshëm optimal.

Tuberkulozi është sëmundje  infektive e cila shkaktohet nga Mycobacterium tuberculosis zakonisht ky bakter prek mushkritë por mund të prekë edhe organe të tjera të trupit të njeriut.

Sëmundja shfaqet kryesisht tek personat me imunitet të dobët. Faktor tjetër i rëndësishëm rreziku janë sëmundjet kronike të mushkërive, prandaj çdo infeksion i bronkeve dhe i mushkërive duhet të marrë trajtimin e duhur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë