Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa nga shenjat e hershme të kancerit të vezoreve

Vezoret janë dy gjëndra riprodhuese tek femrat që prodhojnë vezë dhe hormone si estrogjenin dhe progesteronin. Një nga patologjitë e vezoreve konsiderohet të jetë kanceri i vezoreve që fillon kur qelizat anormale në vezore fillojnë të shumohen jashtë kontrollit dhe formojnë një tumor.

Disa nga simptomat e kancerit të vezoreve që vuajnë më së shumti gratë janë:

-Fryerje të barkut, presion dhe dhimbje,

-Plotësi anormale pas ngrënies,

-Vështirësi në të ngrënë,

-Urinim të shpeshtë,

-Lodhje,

-Kapsllëk,

-Dhimbje shpine,

-Parregullësi menstruale,

Domosdoshmërisht, nuk mund të jenë të gjitha simptoma të kancerit të vezorevë, disa prej tyre mund t’i keni të pranishme për një kohë të shkurtër.

Mirëpo, nëse simptomat zgjasin, ato do të bëhen më të rënda, ndërsa tumori rritet, duke kaluar në pjesë tjera të trupit.

Për këtë, kanceri trajtohet më mirë kur zbulohet më herët, andaj duhet të këshilloheni me mjekun tuaj nëse keni simptoma të pazakonta./Healthline

Youtube

Arkiva

Kategoritë