Ka më shumë se 7 milionë njerëz që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Shpesh e menduar si një sëmundje mashkullore, por në të vërtetë vret më shumë femra në krahasim me kancerin e gjirit.
Ka disa mënyra të thjeshta për të minimizuar rrezikun e këtyre sëmundjeve:
1 – Minimizoni përdorimin e kripës. Kripa rrit presionin e gjakut dhe përdorimi i shumtë i saj rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
2 – Kryeni ushtrime gjimnastikore. Është e nevojshme që 30 minuta në ditë të kryeni ushtrime gjimnastikore. Forcon zemrën.
3 – Përdorni omega 3. Pilulat omega 3 janë vaj peshku dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. 2 pilula në javë janë të domosdoshme.
4 – Kryeni shpesh kontrollet e zemrës. Duhet të jeni në dijeni se sa të lartë e keni presionin e gjakut.
5 – Ushqehuni me fibra. Ushqimet e pasura me fibra forcojnë zemrën.
6 – Regjimi i gjumit duhet të jetë i rregullt. Një studim ka dalë në rezultatin se personat që kanë një regjim gjumi jo të rregullt, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.
7 – Përdorni vitaminën D. Vitamina D është e nevojshme për të gjithë ata që vuajnë nga zemra.
8 – Lëngu i shegës. Një studim ka treguar se një gotë lëng shege përmirëson presionin e gjakut.
9 – Stresi. Stresi është një faktor i fshehtë, i cili shkakton sëmundjet e zemrës. Është e rëndësishme të ruani qetësinë.