Kohëve të fundit, është bërë trend që të bëhet një grim i lehtë, sidomos gjatë ditës. Ndonëse disa persona harxhojnë një mal me para, për produkte të shtrenjta, sërish nuk mund të bëjnë një grim të dëshirueshëm.
Janë disa trike se si të bëni një grim sa më të bukur.
Zgjedh kremin bazë me kujdes
Një prej problematikave që hasën shpesh sa i përket grimit, është kremi bazë dhe nuanca e tij. Nëse keni ngjyrë të lëkurës më të hapur, pra që anon nga e verdha, ajo çfarë duhet të bëni është të zgjedhni kremin me nuancë të verdhë. Por nëse lëkura juaj anon nga e kuqja, atëherë duhet të përzgjedhni një krem që anon nga ngjyrat më të errëta.
Plotësimi i vetullave
Vetullat e plota janë rikthyer në trend, por jo çdokujt i shkojnë ato. Prandaj në vend që t’i vizatoni e t’i bëni më të plota, ajo që ju duhet të bëni është që t’i mbushni vetëm ato pjesë që nevojitet, e jo të dilni nga natyra juaj. E rëndësishme është edhe të gjeni ngjyrën e duhur për vetullat tuaja.
Skuqja e faqeve
Në mënyrë që të keni një pamje sa më natyrale, ju duhet t’i skuqni faqet sipas formës së fytyrës tuaj. E skuqura e faqeve, definon edhe mollëzat prandaj ju duhet të keni kujdes kur e aplikoni. /Familja Jone