Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa fakte rreth ushtrimeve dhe artritit nga reumatologu dr. Fidan S Berisha

Aktiviteti fizik mund të nënkuptojë edhe detyra të përditshme, si punë shtëpie poashtu edhe aktivitete fizike të kohës së lirë. Veqanërisht tek personat që zakonisht preken nga artriti, i bën ushtrimet ose aktivitetet e planifikuar fizik shumë më të rëndësishëm.

Ushtrimet dhe artriti mund dhe duhet të “bashkëjetojnë”. Njerëzit me artrit që ushtrojnë rregullisht kanë më pak dhimbje, më shumë energji, gjumë të përmirësuar dhe funksion më të mirë të organizmit dhe të aktivitetëve të përditshme – kanë jetë më cilësore!

Fillimi i të ushtruarit ngadalë me disa ushtrime me intensitet të ulët do të ndihmojë për të siguruar një program të sigurt dhe të suksesshëm ushtrimesh.

Pasja e disa opsioneve dhe vendndodhjeve të stërvitjes ju largon nga mërzitja dhe ofron alternativa në ato ditë kur dalja nga shtëpia duket e pamundur.Udhëzimet e Kolegjit Amerikan të Reumatologjisë sugjerojnë që ushtrimet duhet të jenë një nga shtyllat kryesore të trajtimit për përsonat qe kane probleme me artritin, sidomos me Osteoartritis – veqanërisht tek problemet me kuka, gjunjë unaza të shpines…etj., Artritin reumatoid dhe shumë probleme tjera reumatologjike.

Personat fizikisht aktivë janë më të shëndetshëm, më të lumtur dhe jetojnë më gjatë sesa ata që janë joaktivë dhe të cilë kanë mënyr jetese sedentare(jo aktive). Kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit me artrit. Megjithatë, artriti është një nga arsyet më të shpeshta dhe më të zakonshme që njerëzit japin për pamundësin e aktivitetit fizik dhe ndjekjeve te aktiviteteve rekreative. Pasiviteti, përveç problemeve të lidhura me artritin, mund të rezultojë në një larmi rreziqesh shëndetësore, përfshirë diabetin e tipit II, sëmundjet kardiovaskulare dhe osteoporozën.

Përveç kësaj, ulja e tolerancës së dhimbjes, muskujt e dobët, nyjet e ngurta dhe ekuilibri i dobët që është i zakonshëm për shumë forma të artritit mund të përkeqësohen nga pasiviteti. Për shumë njerëz të moshuar me artrit, ndryshimet e kyçeve dhe muskujve për shkak të plakjes mund t’i përkeqësojnë gjërat. Prandaj, për personat me artrit, lloji i duhur i ushtrimëve është shumë i rëndësishëm.

Nga Dr. Fidan S Berisha Reumatolog / Rhueumatologist

Youtube

Arkiva

Kategoritë