Në Malmo të Suedisë, Kuranit iu vu zjarri sërish. Një grua që mbante një kryq në dorë dogji librin e shenjtë të myslimanëve dhe më pas shpalosi flamurin izraelit.
E gjithë kjo ndodhi tre ditë para fillimit të Eurovisionit, që do të mbahet në Suedi.
Para se të digjte, gruaja e hodhi Kuranin në rrugë, e shkelmoi dhe më pas e grisi nga brenda.
Pas kësaj, ajo, duke mbajtur një kryq, djeg Kuranin, merr flamurin palestinez, e shkel me këmbë bashkë me një burrë që valëvit flamurin izraelit dhe këndon këngën e përfaqësueses izraelite në garën e sivjetme të Eurovisionit.
Rreth 300 spektatorë dhe dhjetëra oficerë policie ishin në vendngjarje përpara djegies së Kuranit.