Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dhimbjet e kokës, shenjë e diçkaje më serioze

Shpesh herë instiktet na bëjnë që thjesht ta pimë një paracetamol, të pimë ujë dhe të vazhdojmë ditën.

Sidoqoftë, një doktor ka filluar t’u bëjë thirrje personave që vuajnë nga dhimbjet e shpeshta të kokës të kontrollohen tek ekspertët sepse mund të jenë shenjë e diçkaje më serioze.

Michael Munger beson se njerëzit duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje dhimbjeve të kokës sepse mund të jenë indikatorë që një person është duke vuajtur nga kanceri i trurit apo nga zmadhimi i artereve.

Tri llojet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës që i përjetojnë njerëzit janë: dhimbjet e kokës nga shtypja e gjakut; dhimbjet e kokës nga sinusët; dhe nga migrena transmeton Telegrafi.

Munger beson se çdo person që vuan më shumë se dy herë në javë nga dhimbjet e kokës për më gjatë se tërë nata, duhet të kontrollohen nga një ekspert./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë