Kompania “Deva Tours” autobusi i së cilës u aksidentua sot në Kroaci, ka konfirmuar lajmin se njëri nga shoferët ka humbur jetën në këtë aksident.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që fatkeqësisht sot rreth orës 6:30, njëri nga autobusët tanë i linjës Frankfurt-Prishtinë ka pësuar aksident në Slovanski-Brod, Kroaci. Bazuar në informatat që i kemi nga vendi i ngjarjes, na bëjnë me dije që si pasojë disa nga pasagjerët tonë (ndër ta edhe njëri nga shoferët tonë) kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe disa të tjerë janë lënduar”, thuhet në njoftimin e “Deva Tours”.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar familjarë të pasagjerëve dhe media,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që fatkeqësisht sot rreth orës 6:30, njëri nga autobusët tanë i linjës Frankfurt-Prishtinë ka pësuar aksident në Slovanski-Brod, Kroaci. Bazuar në informatat që i kemi nga vendi i ngjarjes, na bëjnë me dije që si pasojë disa nga pasagjerët tonë (ndër ta edhe njëri nga shoferët tonë) kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe disa të tjerë janë lënduar.
Poashtu, jemi të informuar që të lënduarit janë duke u trajtuar në qendrat mjekësore në rrethinen e Slovenski Brod. Ne jemi në pritje të raportit zyrtar nga organet e shtetit Kroat për të mësuar më tepër rreth pasojave dhe poashtu shkaqeve që quan në këtë aksident.
Duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e thellë me të gjithë familjarët e pasagjerëve, ju sigurojmë që kompania jonë me të gjitha mundësitë do t’u qëndroj afër familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve në këtë aksident. Përfaqësuesit tonë nga Gjermania dhe Kosova janë rrugës për në vendin e ngjarjes dhe për detaje tjera do t’u mbajmë të informuar me kohë.
Faleminderit për mirëkuptim,
Deva Tours.