Pasditen e sotme nëntë depo janë përfshirë nga zjarri që shpërtheu sot në tregun me shumicë në Zonën Industriale të Prishtinës.
Latif Zeka nga Zjarrfikësit e Prishtinës thotë për RTV Dukagjinin se ndërhyrja e tyre ka qenë shumë e shpejt duke evituar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Zjarri tashmë është lokalizuar, por qytetarët tregojnë se ai është shpërndarë me shpejtësi të madhe, duke kapluar depot njërën pas tjetrës, përcjell Telegrafi.
Dyshohet se shkaktar i zjarrit kanë qenë energjia elektrike.
Nga ky zjarr dy persona kanë pësuar djegie të shkallës së parë.
Të njëjtit janë trajtuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.