Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Dëshironi të zvogloni rrezikun e Alzheimerit? Këtu është ajo që ju duhet të dini

Një studim i ri ka identifikuar disa faktorë që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të kujtesës.

Shumë njerëz kanë frikë nga rënia e kujtesës që mund të vijë me plakjen, veçanërisht kur mund të kulmojë në sëmundjen e Alzheimerit.

“Ne gjetëm faktorë të ndryshëm të rrezikut për kujtesën e qëndrueshme dhe për kujtesën në rënie të shpejtë”, tha autori i studimit Peggy McFall.

 “Mund të jetë e mundur që këta faktorë të përdoren për të përmirësuar rezultatet, veçanërisht për të moshuarit”.

Gjetjet: Faktorët që lidhen me kujtesën e shëndetshme

Megjithëse jo të gjithë faktorët që identifikohen nga hulumtuesit janë gjëra që mund të ndryshohen lehtë (si mosha dhe gjinia), ata kanë identifikuar disa faktorë të modifikueshëm. Njohja e këtyre faktorëve të rrezikut dhe mbrojtjes mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimerit

Këtu janë disa aktivitete të cilat ndihmojnë në forcimin e kujtesës:

Qëndroni aktiv

Ushtrimi rrit rrjedhjen e gjakut në trurin tuaj. Departamenti i Shëndetësisë thotë se të rriturit e shëndetshëm duhet të bëjnë  150 minuta aktivitet të moderuar aerobik (si ecje të shpejtë) çdo javë.

Ushtroni edhe trurin tuaj

Mendoni për trurin tuaj si një muskul – ju duhet ta përdorni atë për të qëndruar në formë! Provoni fjalëkryqë, lojëra me letra, ose aktivitete të tjera stimuluese mendore.

Jini të organizuar

Është më e vështirë të mbani mend gjërat kur jetoni në një mjedis të çrregullt. Mbani lista, një planifikues ose kalendar në telefonin tuaj në mënyrë që të kujtoni obligimet që keni. Kujdes! Çdo send në shtëpinë tuaj duhet të ketë vendin e vet!

Bëni gjumë të mjaftueshëm

Gjumi është jetësor për shëndetin e kujtesës, prandaj mos i bëni keq – të rriturit e shëndetshëm duhet të bëjnë gjumë shtatë deri në nëntë orë në natë, sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit.

Hani ushqime të shëndetshme

 Një dietë e shëndetshme gjithashtu do të ndikojë në shëndetin e trurit. Përqëndrohuni në fruta, perime, drithëra dhe proteina me yndyrë të ulët si peshku dhe fasulet./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë