Deri në pesë orë po presin mërgimtarët për të dalë nga pika kufitare tokësore në Merdarë.
Kolona në dalje të kësaj pike kufitare është deri në 1400 metra.
Pikë tjetër kufitare që po presin mërgimtarët është edhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë deri në një orë.
Ndërkohë, situata në të gjitha pikat tjera kufitare është e qetë, me hyrje-daljet që shkojnë nga 5 deri në 10 minuta.