Nënat shtatzëna tani mund të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mbi atësinë e fëmijës së tyre , kur janë vetëm 8 javë shtatzëna.
Një kompani në Manchester po shet një test të ADN-së që kushton 875 dollarë, i cili funksionon që në javët e hershme të shtatzënisë.
David Thomas, pronari i kompanisë që e shet ka deklaruar:
Gratë bëjnë shumë aborte pasi kanë pasur frikë dhe dyshim se cili është babai i fëmijës.
Shumë prej tyre nuk donin të rrezikonin të kishin një fëmijë jashtë martese, por nëse do ta kishin këtë provë më herët dhe do të dinin se ishte fëmija i burrit të tyre, atëherë kjo do ta kishte parandaluar abortin.
Është një ankth i vërtetë të mos e dish se me kë e ke fëmijën.
Ka pasur edhe burra që donin të dinin nëse ishin baballarët biologjikë të një foshnje pa pritur që ajo të lindë.
Por promovimi i këtij testi ka ngjallur reagime mes besimtarëve pasi ata thonë se është e trishtueshme të dish se një numër i madh njerëzish po kërkojnë këto teste atësie.
Sipas tyre ky test kontribuon në presionin ndaj grave për të bërë aborte dhe kjo është tragjike.
Çdo gjë që e rrezikon më tej fëmijën e palindur është shumë shqetësuese.