Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Deklarata e Bislimit për ikjen e personelit shëndetësor, reagon Oda e Mjekëve

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka reaguar të shtunën ndaj deklaratës së një dite më parë  zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili kishte vlerësuar normale ikjen e mjekëve, pasi siç kishte thënë mjekët ikin edhe nga Gjermania.

Këtë deklaratë Bislimi i kishte dhënë gjatë një raportimi në Komisionin për Integrimeve Evropiane.

E lidhur me këtë ka reaguar sot Oda e Mjekëve të Kosovës.

OMK-ja deklaron se të thuhet që mjekët kosovarë po ikin në Gjermani pasi ata të Gjermanisë po ikin nga vendi i tyre, është mohim i gjendjes së rëndë kronike dhe akute në të cilën funksionojnë mjekët e Kosovës.

“Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh zhgënjimin ndaj deklaratave të zv. kryeministrit, Besnik Bislimi i cili në takim me komisionin përgjegjës parlamentar ka bërë krahasimin e mjekëve kosovarë më mjekë gjermanë.

Një krahasim i tillë, po të ishte real për nga arsyet, do të ishte vlerësues para së gjithash për sistemin shëndetësor të Kosovës.

Mirëpo, në kushtet që punojnë mjekët kosovarë, pasigurinë sociale të cilën e ballafaqojnë çdo ditë, vështirësitë nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe rrezikshmëria në vendin e punës, të thuhet se mjekët kosovarë migrojnë në Gjermani për shkak se mjekët gjermanë braktisin Gjermaninë, është mohim i gjendjes së rëndë kronike dhe akute njëkohësisht”, thuhet në reagim.

Në reagimin e OMK-së thuhet se Gjermania nuk ballafaqohet me deficitin kuadrovik vetëm në raport me profesionin e mjekut por edhe në sektorë të tjerë për shkak të faktorëve të ndryshëm social. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë