Agim Cerma një trafikant shqiptar i drogës është arrestuar në Kolumbi ditën e djeshme nga DEA amerikane.
Mediet e huaja bëjnë me dije se shqiptari i njohur me pseudonimin “Jimmy” kishte rolin e kokës së grupit.
Dyshimet janë se Cerma kishte marrë para në Evropë për të blerë kokainën në zonat e prodhimit të paligjshëm në Cauca dhe për të garantuar transportimin e saj me fluturimet Charter përmes aeroportit Alfonso Bonilla Aragón de Palmira (Valle del Cauca).
Sipas autoriteteve ka të dhëna se paratë kishin hyrë në Kolumbi përmes ndërmjetësve financiarë. Hetimet kanë zbuluar se Cerma dhe bashkëpunëtorët e tij kishin një grup të cilësuar me “Clan del Golfo” në rajonin e Urabá dhe bashkëpunonin me grupe të tjera në zonë për të blerë lëndën narkotike.
Gjatë aksionit për identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të dyshuar të këtij grupi të trafikut të drogës, u sekuestruan më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe më shumë se 2,000 milionë pesos. /ABC News/