Dashuria – përfaqëson trupin, mendjen dhe shpirtin
Llojet e dashursë dhe si e vlerësoni këtë në jetën e përditshme?
Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë
Dashuria është pjesa më e rëndësishme e jetës sonë. Dashuria për miqtë, për familjen dhe ajo në një marrëdhënie është e gjitha dashuria që pasuron jetën tonë dhe pa të cilën jeta nuk do të ishte e bukur dhe e lumtur. Çfarë lloje dashurie ekzistojnë? në çfarë mënyre dashuroni tjetrin? këtë dhe më shumë, mësoni nga experti i shëndetësisë ne vijim.
6 llojet e dashurisë – si dashuroni? dhe si përcaktohet dashuria juaj?
Ndonjëherë nuk jemi të sigurt se sa dashuri kemi për një person tjetër. Si e vlerësoj këtë? nga ndjenjat qe i kam për këtë përson si duhet vlerësuar dashurin? Është thjesht një miqësi apo ka më shumë për të? Të kuptuarit se si përcaktohen llojet e dashurisë dhe cilat lloje ekzistojnë mund të ju ndihmojë me përgjigjet më poshtë!
Nga vijnë llojet e ndryshme të dashurisë?
Dashuria e cila është një fenomen thelbësor i mirëqenies mendore, është e vështirë të shpjegohet dhe kategorizohet. Për fat të mirë, grekët e lashtë arritën në fund të përvojës dhe dashurisë së përjetuar të ndajnë atë në kategori të ndryshme. Siç sugjerojnë emrat e llojeve të ndryshme, llojet e dashurisë u përcaktuan nga filozofët e lashtë grekë.
Llojet e dashurisë
Kur flasim për dashurinë, nuk bëhet fjalë gjithmonë për romancë. Të gjithë janë të vetëdijshëm se dashuria nuk është vetëm romantike. Ajo përfshin dashurinë për miqtë, dashurinë për familjen, apo edhe dashurinë për veten.
Përfundimisht dhe thelbesishtë kategorizoj tri dashuritë e mëdha që kanë origjinën në Greqinë e lashtë siq janë, Erosi, Filia dhe Agape.
Ato përfaqësojnë trupin, mendjen dhe shpirtin. Megjithatë, në psikologji janë përcaktuar lloje të tjera dashurie, të tilla si dashuria lozonjare ose dashuria për veten. Filozofë të ndryshëm, si Platoni apo Sokrati, janë marrë me llojet e ndryshme, prandaj nga vleresimet e shumta, janë shfaqur një numër i madh termash dhe përkufizimesh për dashurinë dhe vlerat e saj. Në literatur do të gjeni artikuj të shumtë që flasin për katër, shtatë apo edhe 14 lloje dashurie. Megjithatë, ne do të fokusohemi në 6 llojet më të rëndësishme të dashurisë më poshtë.
Çfarë lloje dashurie ekzistojnë?
Storge – Storge përshkruan dashurinë e thellë intime ose familjare që kemi për familjen tonë. Pavarësisht nëse është dashuri mes prindërve dhe fëmijës apo vëllezërve e motrave, këtu zakonisht ka shumë besim, respekt dhe vlerësim kuptimplotë. Kjo dashuri duhet të qendroj stabile dhe të jetë e perhershme
Philia – Philia përshkruan dashurinë platonike për miqtë. Lidhja intime mes njerëzve që duan të kalojnë kohë së bashku dhe t’i besojnë njëri-tjetrit. Tërheqja fizike dhe romanca janë të parëndësishme këtu.
Agape – Agape, dashuria e pakushtëzuar, kuptohet si dashuri hyjnore. Kjo nuk i nënshtrohet asnjë kushti apo përparësie dhe ka natyrë shpirtërore.
Erosi – Erosi përfshin dashurinë pasionante. Me shumë mundësi këtë lloj e lidhim me dashurinë romantike. Mund të shihet mes çifteve që tërhiqen romantikisht dhe seksualisht nga njëri-tjetri.
Ludus – Ludus, i njohur gjithashtu si dashuri lozonjare, është veçanërisht i dukshëm në çiftet që sapo kanë rënë në dashuri. Kjo ka të bëjë me argëtimin dhe lumturin së bashku.
Filautia – Filautia përshkruan një dashuri që shpesh harrohet: dashuria për veten, ka një rëndësi të madhe sepse ndikon edhe në marrëdhënien tonë me të tjerët, nëse duam vejtën, duam edhe të tjerët. Por dashurinë për vehte e harrojm shumë shpejt por që është shumë e rëndësishme.
Dy termat “llojet e dashurisë” dhe “gjuhët e dashurisë” janë shumë të ngjashme dhe për këtë arsye shpesh ngatërrohen njëra me tjetrën. Që të kuptoni ndryshimin, unë kam renditur 5 gjuhët e dashurisë këtu:
Dhuratat – Vëmendjet dhe dhuratat e vogla këtu janë të gjitha gjërat që ndjm njëri me tjetrin nga A deri në Z. Kur bëni shoping, ju i sillni shpesh dhurata apo gjëra të vogla partnerit tuaj? Shokut apo shoqës suaj i pëlqen si partner t’ju befasojë me dhurata të vogla dhe të ëmbla? „Dhuratat e vogla e ruajn shoqërin“H.K. Gjuha juaj e dashurisë është këtu dhurata.
Lavdërim dhe vlerësim – Lëvdatat, komplimente dhe fjalë vlerësimi janë thelbësore këtu. Jeni të lumtur kur partneri juaj ju komplimenton? Duket sikur flisni të dy një gjuhë të përbashkët. Komplimentet janë shumë të rëndesishme në jetën bashkshortore, sepse ngrisin vleresësimin dhe dashurin ndaj njëri tjetrit por me këtë edhe zgjasin jetën e përbashkët.
Koha së bashku – Siç sugjeron emri, ka të bëjë me bashkimin dhe pothuajse tjetërsim në një person. Netët e rregullta me takime, hobi të përbashkëta ose udhëtime të shpeshta, puna e përbashkët, mendimet e përbashketa e gjithë kjo është e rëndësishme për kohën së bashku.
Vepra -Kjo ka të bëjë me veprimin, ndihmën dhe mbështetjen, përkrahjen morale dhe fizike. Shpesh mjaftojnë gjestet e vogla, të tilla si shoping sëbashku ose të lani enët dhe të ujitni lulet të dy.
Afërsia fizike – Bëhet fjalë për prekjen, butësinë dhe intimitetin fizik. Sigurisht se, puthjet, seksi dhe përqafimet janë pjesë e çdo marrëdhënieje. Për gjithë ne që e flasim këtë gjuhë, ajo që kryesisht përfshihet këtu është kënaqësia emocionale si një nevojë fiziologjike dhe shpirtërore dhe jo ajo fizike.
Si përfundim dëshiroj të kuptoni llojet e dashurisë
Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë dhe si ndiheni për një person tjetër, këto 6 llojet e dashurisë mund t’ju ndihmojnë të kuptoni dhe klasifikoni më mirë ndjenjat tuaja. Në këtë mënyrë mund të shmangni keqkuptimet dhe situatat e pakëndshme.