Dashuria mund të jetë një ndjenjë euforike. Kur personi tjetër nuk ta kthen ndjesinë, kjo ndonjëherë mund të jetë shkatërrimtare.
Ka shumë njerëz që e kanë përjetuar dhimbjen e zemrës së thyer. E dashuria obsesive i merr këto emocione më tej, duke bërë që personi të fiksohet tek partneri dhe duke e shikuar si objekt që e ka në posedim!
Profesionistët e shëndetit mendor, nuk e njohin shkencëtarisht termin për dashurinë obsesive, pra kjo nuk është e shënuar në Manualin Diagnostifikues dhe Manualin e Crregullimeve Mendore.
Sidoqoftë, dashuria obsesive mund të jetë një shenjë e ndonjë sëmundje tjetër mendore!
Nëse personi që përjeton ndjenja të dashurisë obsesive nuk merr trajtim për simptomat e përgjithshme, ai person mund të rezultojë edhe të bëhet i dhunshëm.
Simptomat e dashurisë obsesive ndryshojnë në varësi të arsyes së obsesionit.
Në përgjithësi disa shenja të dashurisë obsesive janë:
- Përpjekje ekstreme për ta kontrolluar tjetrin
- Kërcënimi i partnerit, nëse përpiqet të largohet
- Refuzimi i ndonjë ‘kufinjve’ që i cakton partneri/FamiljaJone