Grupi i tifozëve të Kosovës, Dardanët, ka mbështetur fushatën sensiblizuese kushtuar të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Stadiumi “Fadil Vokrri” u mbush me dekorime në secilën karrige të stadiumit.
Në secilën nga karriget shihet një lule, e cila simbolizon respekt dhe dashuri për të dhunuarat.
“Ne jemi zëri juaj dhe ju jeni forca jonë”, shkruajnë ndër të tjera tifo-grupi në Facebook.
Ky aksion i ndërmarrë ishte si mbështetje ndaj fushatës sensibilizuese “Bëhu zëri im”. /familjajone