Numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 736.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një dalje për mediat bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja.
Ndërkohë numrit të të shëruarve i janë shtuar edhe 12 pacientë të tjerë, duke e çuar në 422 numrin total.
Ndërsa betejën me COVID-19 deri tani e kanë humbur jetën 28 pacientë.
9 raste në Tiranë, 1 në Shkodër
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve
Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Në dy spitale 34 paciente, 9 terapi intesive
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë./oranews.tv/