Në disa pacientë me COVID-19, simptomat e sëmundjes mund të zgjasin me muaj pas infeksionit fillestar
Provat e reja sugjerojnë se kjo mund të jetë për shkak të faktit se virusi çon në ndryshime të rëndësishme në gjakun e njerëzve, duke rezultuar në ndryshime të përhershme në qelizat e gjakut që janë të dukshme disa muaj pas diagnozës së infeksionit.
“Ne ishim në gjendje të zbulonim ndryshime të qarta dhe afatgjata në qeliza, si gjatë infeksionit akut, ashtu edhe pas tij,” shpjegon biofizikani Joshen Gak nga Instituti Max Planck në Gjermani.
Në një studim të ri, Gak dhe studiuesit e tjerë analizuan gjakun e pacientëve duke përdorur sistemin RT-DC që mund të analizojë shpejt qindra qeliza të gjakut në sekondë dhe të zbulojë nëse ka ndonjë ndryshim anormal në madhësi dhe strukturë. Ky sistem ndihmon për të zbuluar sesi koronavirusi ndikon në gjak në nivelin qelizor, raporton Science Alert.
“Edhe pse patologjia nuk është kuptuar ende plotësisht, reagimi i hiperndezjes dhe çrregullimet e mpiksjes që çojnë në mbingarkesë të enëve të mikro-gjakut konsiderohen si drejtuesit kryesorë të numrit akoma në rritje të vdekjeve”, shkruajnë studiuesit, të udhëhequr nga autori i studimit Marketa Kubankova.
“Deri më tani, ndryshimet fizike në qelizat e gjakut nuk konsiderohej se luanin një rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për okluzionin vaskular dhe dëmtimin e organeve të shkaktuara nga COVID-19”, shtuan studiuesit.
U vërejtën ndryshime në madhësinë dhe strukturën e qelizave të gjakut.
Studimi përfshiu 55 pacientë, 17 prej tyre kishin një formë të rëndë të sëmundjes, dhe gjysma e tyre më vonë vdiqën. Studimi përfshiu gjithashtu 14 pacientë që ishin shëruar nga COVID-19 dhe 24 individë të shëndetshëm.
Më shumë se katër milionë qeliza të gjakut u analizuan dhe rezultatet treguan se madhësia e qelizave të kuqe të gjakut, eritrocitet, ishte dukshëm e ndryshme në pacientët me COVID.
Shenjat e ngurtësisë në strukturën fizike të qelizave u vunë re gjithashtu, duke treguar më pak deformueshmëri, e cila mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të transportuar oksigjen përmes trupit.
“Karakteristikat fizike të eritrociteve janë thelbësore për rrjedhën e mikro-qarkullimit dhe si të tilla, këto ndryshime mund të dobësojnë qarkullimin dhe të nxisin hipokseminë”, shpjegojnë studiuesit.
“Efekti mund të mbahet te pacientët shumë kohë pasi infeksioni nuk është më aktiv dhe ne zbuluam se te pacientët e rikuperuar, ndryshimet e fenotipit nuk ishin aq të theksuara, por janë akoma të pranishme.”
Në qelizat e bardha të gjakut, limfocitet, më pak ngurtësi u vu re në pacientët me COVID, ndërsa tek ata monocitet ishin dukshëm më të larta sesa te pjesëmarrësit nga grupi i kontrollit. Ndërkohë, neutrofilet, një lloj tjetër i qelizave të bardha të gjakut, kanë treguar ndryshime të shumta në pacientët me COVID. Ndryshimet e madhësisë dhe disa deformime më të mëdha janë vërejtur.
“Megjithëse disa nga këto ndryshime u kthyen në normalitet pas shtrimit në spital, të tjerët zgjatën me muaj pas daljes nga spitali, gjë që është dëshmi e efektit afatgjatë të COVID-19 në trup”, shkruan studiuesit.
“Ne supozojmë se ndryshimet e vëzhguara mund të vijnë për shkak të ndryshimeve citoskeletore në qelizat imune. Karakteristikat mekanike të qelizave mund të lidhen drejtpërdrejt me citoskeletin, një strukturë e rëndësishme mbështetëse që gjithashtu përcakton funksionin e qelizave”, shtuan ata.
Ende nuk është plotësisht e qartë se si ndryshimet në qelizat e gjakut shkaktojnë simptoma të sëmundjes dhe ndonjëherë shkaktojnë vdekjen. Studimi shpjegon se sa virusi sulmon trupin dhe pse disa njerëz mund të kenë simptoma të sëmundjes për muaj pas diagnozës.
“Ne supozojmë se ndryshimet e përhershme në fenotipet fizike të qelizave të gjakut mund të kontribuojnë gjithashtu në dëmtime afatgjata të qarkullimit dhe transportit të oksigjenit në pacientët e rikuperuar”, thanë shkencëtarët.