Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e çokollatave.
Një studim i ri mbështet kërkimet e mëparshme shkencore që kanë zbuluar se ëmbëlsirat mund të përmirësojnë memorien dhe mbrojnë shëndetin mendor.
Hulumtuesit shkencorë thonë se një substancë kimike tek çokollata, e quajtur flavonol, mund të neutralizojë efektet e deprivimit të gjumit, duke ndihmuar kështu njerëzit që vuajnë nga pagjumësia.
Ky studim është i fundit, në linjën e gjatë të kërkimeve shkencore, që konfirmon përftimet e çokollatës lidhur me kujtesën dhe gjumin.
Flavanolet janë përbërës natyralë që përmirësojnë funksionin e trurit, së bashku me një sërë efektesh të tjera mbrojtës. Ato gjenden me shumicë tek kokrrat e kakaos..
Studimi, i kryer nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin L’Aquila, në Itali, zbuloi se përqendrimi, shpejtësia e përpunimit të informacioneve nga truri, kujtesa, etj, të gjitha këto procese mund të përmirësohen nga një dozë e përditshme e flavanolit.
Kjo, thonë shkencëtarët, do të thotë se çokollata – që përmban më së shumti flavanole – mund të përdoret ndonjë ditë për trajtimin njerëzve që kanë probleme me kujtesën.
Çokollata e zezë është një burim i mirë i flavanoleve – prandaj do të ishte më mirë që të konsumoni këtë lloj çokollate.
Pavarësisht përfitimeve të saj në shëndetin mendor, shkencëtarët paralajmërojnë gjithmonë mbi efektet anësore potenciale nga abuzimi me çokollatën apo kakaon.