Më në fund, e me një vit vonesë, pritet implementimi i Ligjit për Çmimin e Produkteve Mjekësore.
Kësisoj, gjatë kësaj vere pritet të unifikohen çmimet e barnave në secilën barnatore në Kosovë.
Kjo do të mundësohet nga implementimi i Ligjit për Çmimin e Produkteve Mjekësore, ndonëse ky ligj u aprovua në verën e vitit 2023.
Sipas kryeshefit të Agjencisë së Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale, Sejdë Tolaj, është duke u bërë një punë e madhe nga Komisioni dhe Ministria e Shëndetësisë për implementim të këtij ligji.
Ai në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se gjatë këtij muaji (maj) pritet të përmbyllet lista me çmimet e barnave, dhe më pas të aprovohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Tolaj, në intervistë tek moderatori Enis Reçica, tha se bazë këtij ligji, çmimi do të jetë i njëjtë për barna të njëjta në secilën Barnatore në Kosovë. Bile sipas tij, do të ketë edhe ulje të çmimit të barnave, pasi parashihet një marzhë e fitimit edhe për Barnatoret./Klan