Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Cka na bën të jemi më emocionalë gjatë kohës së festave? Flet sociologu Rejhan Fejza

Festa e Flamurit e të tjera që lidhen me identitetin tonë shqiptar ngjallin pothuajse te secili një emocion të vecantë.

Në këto festa padyshim gërshetohet e kaluara dhe e tashmja e cilitdo shqiptar, prandaj të rrallë janë ata që nuk e ndiejnë afër zemrës Ditën e Flamurit apo edhe festat e tjera kombëtare.

Sociologu Rejhan Fezja, në një intervistë dhënë për portalin Familja jonë, evidenton disa nga shkaktarët që na bëjnë të jemi aq emocionalë në këso situata. Sipas tij, e historia e përbashkët e gatise të gjitha familjeve shqiptare në bën t’i përjetojmë më fort këto festa, anipse kur vije puna te veprimi, nuk jemi gjithnjë të gatshëm.

Indikatorët më të mëdhenjë për mendimin tim janë historitë e përbashkëta shoqërore nga e cila së paku një gjë të përbashkët e ka pothuajse secila familje, persekutimin në kohë të mungesës së shtetit dhe mungesën e lirisë deri në nevojat më fundamentale siç janë, shprehja e lirë, shkollimi dhe aktivitetet publike. Por që këtu kritika ime shkon për faktin se edhe ngjalljen e ndjenjave para festave ia kemi lënë në dorë kompanive të marketingut të cilat sigurohen që të bëjnë sa më herët marketing në oferta për udhtime, shit-blerje apo dhurata. Pra ka dy, nëse jo më shumë arsye, e para; janë të kaluarat pothuajse të përbashkëta apo të ngjajshme të shumë familjeve dhe e dyta është; media dhe kompanitë e marketingut të cilat kanë synimin e vetëm përfitimin duke prekur ndjenjat e çdo qytetari në të gjitha format që mund të arrijnë të manipulojnë publikun dhe si veprim anësor vije edhe ngritja e ndjenjave të gatishmërisë për të festuar por jo edhe për të vepruar sepse vepra e vetme e përshtatshme ekonomikisht për popullin tonë ka mbetur defilimi në sheshet e qyteteve e cila është bërë një traditë pothuajse për çdo festë tashmë”, u shpreh ai për portalin Familja jonë.

Fejza po ashtu u ndal edhe te konceptet e patriotizmit sot dhe dikur dhe patriotizmin e të rinjëve sot.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë të zhvilluar me të.

1. Sa jemi patriotë ne shqiptarët në kohë festash?

 1. Fillimisht patriotizmi është vazhdimësi dhe se nuk mendoj që një grup njerzish mund të kenë një ditë më pak apo më shumë patriotizëm. Patriotizmi është vepër dhe jo gjendje dhe si e tillë te ne shqiptarët është reduktuar në masë të madhe dhe po shkon drejt zhdukjes, patriotizmi si veprim. Telashe kjo që vije në shprehje pasi që në festa ne tregohemi patriotë gojarisht dhe vetëm kinse-të gatshëm por kurrë spo veprojmë asgjë patriotike.

 2. Cila gjeneratë i përjeton më shumë festat historike (pavarësinë p.sh.)?

 2. Pavarësinë gjithsesi që e përjeton pjesa e shoqërisë e cila ka sakrifikuar për të. Në forma të ndryshme gjeneratat e pas 2000 nuk kanë kurrfarë lidhje me pavarsitë, qoftë ajo kombëtare(28 Nëntori) apo kjo shtetërore(17 Shkurti).

3. A kanë ndryshuar konceptet me të cilat lidhet patriotizmi, që prej mbarimit të luftes e tutje?

 3. Mendoj se po! Në fakt janë transformuar dhe janë katandisur në synime dhe mjete fitimi. Pra, sot patriotizëm është dukja, e që nëse e shohim veshjen apo pamjen që na duhet të krijojmë për t’u dukur patriotë, kjo po që është e vlefshme dhe gjithsesi që cenon gjendjen ekonomike mujore të një familje, nëse njëri anëtar i saj dëshiron të shpenzojë për një festë pavarsie.

 4. Sa janë patriotë të rinjtë sot?

4. Patriotët në kuptimin e drejtë të fjalës, në ditët e sotme janë aktivistët e vullnetarët e nismave të ndryshme, ta zëmë pastrimi i hapësirave të ndryshme nëpër vendin tonë. Apo vullnetarët që janë kritik për gjendjen shoqërore dhe në forma të ndryshme reagojnë ndaj padrejtësive, qofshin ato politike apo socio-ekonomike, si p.sh. është rasti i artistit të ri, që vet-quhet “I am I”, i cili nëpërmjet artit të tij ngrit kritika për çmimet e larta të ushqimit, numrin e lartë të të papunëve, bërjen e shtrembër politikë etj. Pra në masë të madhe patriotizmi tek të rinjtë ka marrë një rrugë shpresëdhënëse nga e cila priten fryte pozitive. Përkundër që te të rinjtë, personalisht shoh një dozë të humbjes së patriotizmit nacionalist gjë e cila në një aspekt mund edhe të jetë shumë mirë për një shoqëri në bërje sikur kjo e jona, por, nëse shohim shoqëritë tjera në shtetet më të fuqishme atëherë qëndrojmë keq pasi që një shoqëri e cila nuk e ka aspak dozën e nacionalizmit si pikënisje për veprime të mira dhe të drejta zakonisht pëson transformime në diçka tjetër, fragjile dhe të paqëndrueshme.

 5. A po punohet sa duhet që të rinjtë tanë të jenë më të lidhur me vendin e tyre?

5. Jo,… Do të doja që këtë përgjigje ta lë vetëm me “JO” të madhe, pasi që duhet ta kemi parasysh faktin që nuk duhet të studiosh as që mundohesh shumë të kuptosh që në 20-vjeçarin e fundit institucionet shtetërore nuk kanë bërë absolutisht asgjë për t’i udhëzuar të rinjtë të angazhohen në vendin e tyre. Dhe është mëse e vërjetshme fakti që pothuajse të gjithë të rinjtë në mundësinë e parë normale, largohen nga vendi, qoftë edhe për në Kroaci e Slloveni, që nuk janë edhe shumë larg prej nesh me zhvillim, por që dallojnë në trajtimin dhe mirëqenien e shtresave të mesme dhe të ulta të shoqërisë.

6. Pse ndodh që të ngjallet ndjenja atdhetare në prag të festave?

6. Indikatorët më të mëdhenjë për mendimin tim janë historitë e përbashkëta shoqërore nga e cila së paku një gjë të përbashkët e ka pothuajse secila familje, persekutimin në kohë të mungesës së shtetit dhe mungesën e lirisë deri në nevojat më fundamentale siç janë, shprehja e lirë, shkollimi dhe aktivitetet publike. Por që këtu kritika ime shkon për faktin se edhe ngjalljen e ndjenjave para festave ia kemi lënë në dorë kompanive të marketingut të cilat sigurohen që të bëjnë sa më herët marketing në oferta për udhtime, shit-blerje apo dhurata. Pra ka dy, nëse jo më shumë arsye, e para; janë të kaluarat pothuajse të përbashkëta apo të ngjajshme të shumë familjeve dhe e dyta është; media dhe kompanitë e marketingut të cilat kanë synimin e vetëm përfitimin duke prekur ndjenjat e çdo qytetari në të gjitha format që mund të arrijnë të manipulojnë publikun dhe si veprim anësor vije edhe ngritja e ndjenjave të gatishmërisë për të festuar por jo edhe për të vepruar sepse vepra e vetme e përshtatshme ekonomikisht për popullin tonë ka mbetur defilimi në sheshet e qyteteve e cila është bërë një traditë pothuajse për çdo festë tashmë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë