Shkruar nga: Dr. Edis Demiri
“Lipidet në gjak” eshte një term që përdoret për definimin e të gjitha substancave të yndyrshme ne gjak, ku përfshihen kolesteroli dhe trigliceridet. Disa persona kanë ngritje të nivelit të yndyrave në gjak dhe kjo rrjedhimisht rit mundesinë për probleme me arterie dhe të sulmit ne zemër.
Çka është kolesteroli?
Kolesteroli është një substancë e yndyrshme që në përgjithësi prodhohet kur mëlqia i zbërthen yndyrat e ngopura. Më pas ky kolesterol kalon në gjak.
Ne qarkullimin e gjakut koleseroli në përgjithësi udhëton në dy forma:
• Lipoproteinat me densitet të ulët (LDL të) – që sheshherë quhet edhe kolesteroli i keqë/i dëmshëm pasi që ndihmon në shpërndarjen e kolesterolit në trup përmes qarkullimit të gjakut.
• Lipoproteinat me densitet të lartë (HDL të) – që shpeshherë quhet edhe kolesteroli i mirë/i dobishëm pasi që ndihmon në largimin e kolesterolit nga qarkullimi i gjakut.
Çka janë trigliceridet?
Trigliceridet janë lloji tjetër i yndyrave në gjak që kryesisht vjen nga
ushqimi. Pasi që ushqehemi, yndyrat nga ushqimi i ngrënë zbërthehen në mëlqi në
trigliceride. Mëlqia poashtu mund të i kthejë kaloritë e tepruara të natyrës
tjetër (alkoholi, embëlsirat, ngrënia e tepërt e ushqimeve të yndyrshme ose
mishit etj) në trigliceride.
Pse janë lipidet e gjakut
faktorë rreziku për sëmundje koronare?
Niveli i lartë i yndyrave në gjak mund të shkaktojë deponimin e ketyre yndyrave
ne muret e arteireve ne tërë trupin dhe sidmos në muret e arterieve koronare
(arteireve që e furnizojnë muskulin e zemrës me gjak) duke shkaktuar kështu
ngushtimin apo mbylljen e këtyre enëve.
Kështu që për parandalimin dhe trajtimin e këtyre gjendjeve rekomandohet që:
• Të ulet niveli i LDL kolesterolit
• Të rritet niveli i HDL kolesterolit
• Të ulet niveli i triglicerideve në gjak
Çrregullimet e nivelit të yndyrave nuk ndikojnë njëllojë te çdo person. Ndikimi i yndyrave në arteriet e trupit ndryshon mvarësisht nga mosha, gjinia, prania e faktorëve tjerë të rrezikut si diabeti dhe hipertensioni, konsumimi i duhanit, historia familjare etj. Kështu që rekomandohet që çdo person mbi moshën 25 vjeçare të bën analizat e yndyrave në gjak dhe të konsultohet me mjekun për nevojën dhe eventualisht mënyrën e trajtimit të këtyre gjendjeve.