Kardiologu vaskular, Dr. Halil Krasniqi, ka publikuar së fundmi librin e titulluar ‘Përmbledhje tekstesh’.
Ky libër trajton tema nga sfera të ndryshme si mjeksia, psikologjia, politika, teknika, etj.
I ftuar në emisionin Familja Jonë, Dr. Halili tregoi më shumë rreth këtij libri.
Ndër to, doktori diskutoi edhe trajtimin modern me ngjitës i venave.
Së pari, ai tregoi se numri i pacientëve që vuajnë nga sëmundja e venave në Gjermani është rreth 40 milionë, kurse në Kosovë, rreth 18% e popullsisë. Ai gjithashtu shpjegoi se sëmundja e venave duhet të trajtohet pasi që është një proces i cili mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore.
Ai gjatë intervistës tregoi edhe se teknologjia ka avancuar shumë në ditët e sotme.
“Ne kemi mundësinë e ngjitjes së venës me ngjitës biologjik i cili është tepër i pranueshëm në organizëm dhe vena ngjitet brenda 3 minutave pa ndonjë proces anestezioni apo operativ”, tregoi ai.
Rreth procesit, ai tha “Pacienti shtrihet në sallë, vendoset zonda deri lartë dhe lirohet ngjitësi i venave dhe mbyllet komplet. Pacienti menjëherë mund të levizë, të bëjë sport, apo edhe shkojë në shtëpi”.
Sa i përket medikamenteve, ai konstatoi se nuk ka nevojë për përdorimin e ndonjë medikamenti shtesë.
Për më shumë rreth kësaj teme, ndiqni intervistën e plotë në linkun: