Femrave apo meshkujve, të cilët përballën
me “pikla të bardha yndyrore”, lëkurë të papastër, pa shkëlqim me rrudha të imëta, sugjerimi i parë që u jepet është pikërisht Mikrodermabrazioni.
Por çka është ky tretman, si dhe ku bëhet?
Mikrodermabrazioni është tretman, që përmes kokës abrazive të diamantit me vakum e thithë shtresën e jashtme të epidermës,duke larguar edhe ndyrësirat e shtresuara, mitiserat dhe “piklat e bardha yndyrore” rezulton me freskim të lëkurës.
Është tretman pa dhimbje pa iritim, mund të kombinohet edhe me tretmane tjera. Në fillim preferohet të bëhen disa seanca me largësi kohore 10 ditësh.
Mikrodermabrazioni preferohet të praktikohet tek të dy gjinitë, disa herë gjatë vitit, përmes të cilit ri freskohet lëkura e papastër, rrudhat e imëta, hiperpignentimet, lëkura pa shkëlqim, lëkura e duhanpirësve. Pas tretmanit udhëzohet të përdoret faktori mbrojtës .
Dr. Besa Humolli e cila tash e sa vite e bënë këtë tretman në ordinancën e saj “Drindent” thotë që është një ndër tretmanët nga e cila lëkura ka shumë përfitime pa asnjë efekt anësorë.