Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është Kanceri i Gjirit?

Kanceri i gjirit është një sëmundje tumorale e shkaktuar nga shumimi i padëshiruar dhe i pakontrolluar i qelizave në indin e gjirit, së pari, ai përhapet në nyjet limfatike sqetullore nëpërmjet limfës dhe nëse trajtimi vonohet përhapet edhe në organe të tjera.

Cila Është Shkalla e Mbijetesës Në Trajtimin e Kancerit Të Gjirit?

Sot, incidenca e saj është në rritje dhe shkalla e shërimit të plotë nga kjo sëmundje është 98%, falë opsioneve moderne dhe inovative të trajtimit. Kanceri i gjirit i diagnostikuar herët është një sëmundje plotësisht e shërueshme. Kjo sëmundje është jashtë kategorisë së sëmundjeve vdekjeprurëse falë metodave inovative të trajtimit. 

Çfarë e Shkakton Kancerin e Gjirit?

Edhe pse shkaku i kancerit të gjirit nuk dihet saktësisht; trashëgimia, ushqimi, statusi socio-ekonomik, gjendja menstruale, lindjet, ushqyerja me gji, pilulat kontraceptive dhe hormonet janë ndër faktorët të njohura. Ndonëse është i shpeshtë në moshën 50-60 vjeç, sot është në dukje edhe në moshën 30-40 vjeç.

Simptomat e Kancerit Të Gjirit

Simptoma më e shpeshtë është një masë e prekshme. Simptoma të tjera janë:

  • Asimetria
  • Pamja e lëkurës së portokallit, skuqje
  • Sekrecione me gjak nga thithka
  • Gropë, tkurrje
  • Dallimi në madhësi
  • Rënia e thithkës së gjirit

Sa i Shpesht Është Kanceri i Gjirit

Një në tetë gra është në rrezik të zhvillimit të kancerit të gjirit gjatë jetës së tyre. Në vendin tonë çdo vit diagnostikohen 30 mijë gra me këtë sëmundje. Turqia renditet ndër të parët në Evropë për incidencën e kancerit të gjirit nën moshën 40 vjeç.

Faktorët Që Rrisin Rrezikun e Kancerit Të Gjirit

Një në çdo 8 gra gjatë gjithë jetës së saj përman rrezikun që të ketë kancer të gjirit. Faktorët që rrisin rrezikun janë:

  • Menstruacionet në moshë të hershme
  • Mosha
  • Në historin familjare të ketë kancer të gjirit
  • Hyrja në menopauzë me vonesë
  • Mos lindja
  • Të ketë lindjen e parë pas moshës 30 vjeçare
  • Mos ushqyerja me gji
  • Duhani, alkooli, obeziteti, ushqimet me yndyrë
  • Marrja e terapisë zëvendësuese të hormoneve

Trajtimi i Kancerit Të Gjirit

Me ndryshimin e teknikave kirurgjikale dhe profileve të trajtimit çdo ditë e më shumë edhe ne aplikojmë trajtimin më të përditësuar. Në trajtimin e kancerit të gjirit përdoren metoda të ndryshme, në varësi të gjendjes së sëmundjes. Falë ilaçeve, kimioterapisë, radioterapisë dhe imunoterapisë, teknikat kirurgjikale gjithashtu kanë ndryshuar shumë.

Kirurgjia e Ruajtjes së Gjirit Dhe Onkoplazike

Heqja e të gjithë gjirit për shkak të indit kanceroz është e padëshirueshme për shumë gra. Për arsyeje që humbja e gjirit dëmton psikologjikisht imazhin e përgjithshëm të trupit, preferohet operacioni për ruajtjen e gjirit. 

Çfarë Duhet Pasur Parasysh Përpara Se Të Keni Kancer Të Gjirit?

Nga mosha 20 vjeçare çdo grua duhet të kontrollojë të dy gjinjtë nga sqetulla deri te thithka për 10 minuta në ditën e 5-të pas përfundimit të menstruacioneve. Pas moshës 40 vjeçare, për femrat rekomandohet ekzaminimi klinik i gjirit (Mamografi, USG).

Youtube

Arkiva

Kategoritë