Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cka duhet të dini rreth kancerit të qafës së mitrës? – Informacione nga gjinekologia Meritë Demiri – Demolli

Të enjtën në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, për shkak të muajit të vetëdijësimit ndaj kancerit të qafës së mitrës,  ishte e ftuar gjinekologia Meritë Demiri – Demolli me të cilën u diskutua rreth kësaj sëmundjeje.

Demolli shpjegoi më shumë rreth mënyrës se si manifestohet sëmundja dhe cfarë problemesh shëndetësore shkakton ajo.

 “Zakonisht i prek femrat që kanë filluar periudhën e reproduksionit, pra përfshin moshat nga 30 deri në 45 vjec, por nuk përjashtohet mundësia që ky lloj kanceri të shfaqet edhe te mosha e tretë”, u shpreh ajo për “Familja Jonë”.

Tutje, Demolli foli edhe për shkaktarët e sëmundjes, kur tha se nuk mund të evidencohet vetëm një i tillë.

“Sikurse tek të gjithë kanceret, ne nuk e dimë një shkaktar që të fokusohemi në luftimin e tij. Karcinoma e qafës së mitrës është multifaktoriale, d.m.th shkaktarët e saj janë të shumfishtë, por është vërtetuar se shumica e grave të diagnostikuar me karcinomë të qafës së mitrës e kanë pasur të izoluar humanpapelloma – virusi që ka veti shumë onkogjene”

Pos kësaj, Demolli përmend edhe fillimin e aktivitetit seksual në moshë të hershme si një ndër rreziqet kryesore.

“Fillimi i jetës seksuale në moshat shumë të reja, sidomos tek ato femra që fillojnë marrëdhëniet seksuale brenda vitit të parë të menstruacioneve, mund të jetë faktor rreziku pasi qafa e mitrës së tyre është ende e papjekur dhe mund të iu nënshtrohen virusit hemopapelloma.

Pastaj është edhe ndërrimi i partnerëve seksualë, higjiena e dobët, sëmundjet seksualisht të transmetueshme etj”, shtoi ajo.

Youtube

Arkiva

Kategoritë