Dr. Valbona Stavileci,
Specialiste e Pediatrisë-Nefrologjisë
Vaksinimi është një prej sukseseve më të mëdha të mjekësisë. Shumë sëmundje kanë mundur të parandalohen, janë zhdukur me vaksinim. Ato sëmundje në të kaluarën i kanë sëmurë rëndë fëmijët, i kanë lënë të lidhur për shtrat, e në shumë raste iu kanë marrë edhe jetën. Ndërsa tani, fatmirësisht këto sëmundje fare nuk janë prezente.
Secili person i vaksinuar, ndihmon në ndërprerjen e pandemisë COVID-19.
Ju mund të keni shumë pyetje lidhur me vaksinimin kundër COVID-19! Prandaj duhet të informoheni në faqe të sigurta të internetit sikur CDC dhe WHO, të cilat përditësohen vazhdimisht me të dhëna nga hulumtimet e fundit.
Kush duhet të vaksinohet dhe pse?
Bashkimi Evropian në muajin Maj 2021, aprovoi përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech (kjo vaksinë është e inaktivizuar) për fëmijët mbi moshën 12 vjeç, pasi efektet anësore ishin të ngjashme sikur edhe tek moshat më të mëdha 16-25 vjeç.
Pas kalimit të COVID19, infektimi i serishëm mund të ndodhë pas disa muajve, por nuk dihet saktësisht, pasi imuniteti dobësohet me kalimin e kohës.
Vaksina COVID-19:
▪ Është e sigurt dhe efikase.
▪ Të gjithë duke filluar nga mosha 12 vjeç duhet të vaksinohen, sa më parë që është e mundur.
▪ Mund të merret në të njëjtën kohë me vaksinat tjera, apo me bashkë-administrim brenda 14 ditësh ndërmjet tyre.
Dobitë e vaksinimit:
▪ me vaksinim përfitojnë të gjithë fëmijët dhe familjarët e tyre,
▪ nuk keni ankth të sëmundjes,
▪ i mundësoni vetes të bëni të gjitha gjërat që doni me njerëzit që doni: të shkoni në shkollë, t’i vazhdoni aktivitetet sportive, t’i takoni miqtë tuaj.
Kjo vaksinë mbron kundër varianteve të njohura deri tani.
▪ Për fëmijë Pfizer-BioNTech COVID-19 është e njëjta sikur edhe për të rritur. Doza nuk varet nga pesha trupore e fëmijëve.
▪ Fëmija juaj nuk do ta marrë sëmundjen COVID-19 nga vaksina.
▪ Fëmija juaj mund të marrë infeksionin COVID19 deri në 14 ditë pas marrjes së vaksinës.
Vaksinimi ju mbron nga infektimi me COVID-19, sidomos të mos sëmureni rëndë dhe t’ju rrezikohet jeta.
Mund të lajmërohen disa efekte anësore, të cilat janë shenja se organizmi juaj po krijon imunitet. këto efekte do te largohen për disa ditë.
Vaksinimi i kompletuar:
▪ Vaksina Pfizer-BioNTech COVID-19 në mënyrë që të krijojë imunitet të plotë duhet të merret në dy doza.
▪ Personat me sistem imunitar të kompromituar duhet të marrin edhe një dozë shtesë të vaksinës mRNA COVID-19, dy muaj pas kompletimit të dy dozave fillestare.
▪ Ju duhet të merrni dozën e dytë edhe nëse mund të keni efekte te zakonshme anësore, përveç nëse
mjeku që ju asiston gjatë vaksinimit ju këshillon të kundërtën.
▪ Do të jeni plotësisht të vaksinuar, 2 javë pas dozës së dytë.
▪ Vaksinimi mund të ndikojë në aktivitetet ditore, por këto tërhiqen për disa ditë.
Kush vendos për vaksinim të fëmijëve? Rekomandimet për vaksinim të fëmijëve jepen nga CDC dhe AAP.
A duhet të japim miratim për vaksinim? Megjithëse FDA ka autorizuar për marrje emergjente të vaksinës, ju përsëri keni të drejtën të refuzoni apo pranoni. Por këtë vendim e merrni pasi ju të keni informatat bazike të vaksinimit, benefitet dhe rreziqet.
Nga ju kërkohet të kompletoni një formular: Prindi ose pacienti fëmijë, duhet të plotësojë pyetësorin e vaksinimit. Miratimi për vaksinim merret nga prindërit, ndërsa fëmijët më të mëdhenj se 16 vjeç mund të japin vet miratimin nëse besohet se “ata kanë mjaftueshëm inteligjencë, kompetencë dhe e kuptojnë plotësisht çka ndërlidhet me trajtimin e tyre që quhet “Gillick competent”. Përndryshe prindërit japin miratimin për ta.
A do të lejohen fëmijët e pavaksinuar të vijojnë mësimet: Për lejimin e vijimit të mësimit në shkolla për fëmijët që nuk janë vaksinuar vendos Qeveria e atij vendi.
Si të mbrohen fëmijët me rrezikshmëri të lartë shëndetësore nga COVID 19?
∙ Fëmijët mbrohen duke i vaksinuar anëtarët e familjes së tyre.
∙ Fëmijët me rrezikshmëri të lartë, në rast të infektimit me COVID-19 mund të zhvillojnë komplikime, duhet të vaksinohen. Hulumtimet që po vijojnë na rekomandojnë që vaksinimi parandalon sëmundjen e rëndë si dhe vdekjen.
Kundërindikacionet e vaksinimit:
▪ Reaksion i rëndë alergjik (p.sh. anaphylaxis) pas dozës së parë apo ndaj ndonjë komponente të vaksinës.
▪ Reksion alergjik i menjëhershëm nga doza e parë e vaksinës apo alergji e njohur në ndonjë përbërës të vaksinës.
Përkujdesja në qendër të vaksinimit kur ta merrni vaksinën:
Komponente të vaksinës mund të jenë hollues të gjakut prandaj duhet që të shtypet vendi i vaksinës për 2 min që të mos gjakderdhë.
Pas vaksinimit monitorimi: duhet të qëndroni 15 min në qendër. Në rast të reaksioneve alergjike të mëparshme duhet të qëndroni 30 min. Këshillohet që pacienti t’i informojë për këto reaksione, në qendrën e vaksinimit.
Nëse jam i sëmurë me COVID 19 a mund të marr vaksinën? Apo nëse jam sëmurë ndërkohë e kam marr vetëm një dozë të vaksinës?
Vaksinën mund ta merrni vetëm pas shërimit dhe kalimit të periudhës së caktuar të izolimit.
Fëmijët që kanë kaluar Multisystem inflammatory syndrome (MIS-C): pasi MIS-c paraqet reaksion të çrregullt imunitar ndaj infeksionit me SARS-CoV-2, ende nuk dihet nëse pas infeksionit apo pas marrjes së vaksinës këta fëmijë do të manifestojnë reaksion të njëjtë imunitar. Këta fëmijë kanë antitruptha të matshëm, por sa zgjatë imuniteti i tyre nuk dihet. Ata mund të zgjedhin nëse do të vaksinohen apo jo. Por duhet të kenë në konsideratë: shërim të plotë nga MIS-c; vendimi merret në rrezik të tyre; të plotësohet koha e duhur pas terapisë immunomodulatore. Rekomandimet e tanishme janë: 90 ditë apo më shumë pas kalimit të sëmundjes.
Për personat që kanë marrë terapi: AT pasiv specifik apo produkte biologjike (antitruptha monoclonal aop plazmë kovaleshente) – vaksinimi shtyhet për 90 ditë;
Personat që kanë marrë terapi me antitruptha jo specifik ndaj COVID-19 (psh. Imunoglobulina, RhoGAM), vaksinën mund ta marrim, pa ndonjë afat kohe.
Nëse jeni vaksinuar dhe më vonë ju megjithatë jeni infektuar? Vendimet e trajtimit merren pavarësisht vaksinimit.
Efektet anësore të vaksinimit janë shenja të krijimit të imunitetit. Në dorën ku e keni marrë vaksinën mund të keni: dhimbje, skuqje, ënjtje. Tërë trupi i juaj: plogështi, kokëdhimbje, dhimbje muskulore, ethe, temperaturë, mundim. Këto zgjasin disa ditë. Me medikamente kundër dhimbjes mund t’i zbusni këto.
Efekte më të rënda pas vaksinimit sikur miokarditi apo perikarditi, në disa raste janë lajmëruar te adoleshentët, por më shpesh pas marrjes së dozës së dytë.
Efektet e dëmshme në fertilitet: nuk ka dëshmi që ndonjë vaksinë apo vaksina COVID-19 shkakton infertilitet femëror apo mashkullor.
Pas vaksinimit:
∙ Fëmijët duhet të mbajnë maska në hapësira të brendshme, jo në hapësira të jashtme.
∙ Nëse ka numër të lartë të pacientëve aktiv dhe në raste të turmave duhet të mbahet maska edhe në hapësira të jashtme dhe në kontakte me persona të pavaksinuar.
∙ Nëse jeni duke marrë terapi që mund të ulin imunitetin tuaj edhe nëse jeni i vaksinuar ju duhet të vazhdoni t’u përmbaheni masave mbrojtëse.
∙ Mbrojtja afatgjate pas vaksinimit ende nuk dihet sigurt, mirëpo për një periudhë kohore sikur edhe pas infeksionit mund të sigurojë mbrojtje.
∙ Ju mund të përdorni antibiotikë nëse i keni të përshkruar edhe menjëherë pas vaksinimit.
Fëmijët mund të: infektohen me virusin SARS Cov-2, sëmuren me COVID19, por edhe të përhapin virusin tek të tjerët.
Simptomat tek fëmijët: Shumica e fëmijëve kanë ankesa respiratore, nuk ndjehen mirë, kanë kollë, temperaturë, simptome gastrointestinale me diare apo vjellje, dhimbje e fytit, teshtitje. Mund të ndodhë edhe të humbin shijen apo nuhatjen. Mund të kenë edhe simptome të lehta apo të mos kenë simptome fare.
Përhapja: Fëmijët infektohen sikur edhe me viruset e tjera që qarkullojnë në hapësira.
Si t’i mbrojmë fëmijët?
Mënyra më e mirë që t’i mbrojmë fëmijët është parandalimi:
▪ Aplikimi i pastrimit të duarve me ujë dhe sapun.
▪ Përdorimi i dezinfektuesve adekuat.
▪ Gjatë kollitjes apo teshtitjes të mbahet peceta letrës, vendosja e maskës në mënyrë adekuate, mbajtja e distancës.
▪ Si dhe të ju përgjigjemi drejtë pyetjeve të fëmijëve tuaj.
Fëmijët e pavaksinuar të moshës 2-12 vjeç duhet të vendosin maskë në vende publike dhe në tubime me njerëz jo familjar.
Nëse nuk jeni vaksinuar komplet duhet që:
▪ Vaksinoheni.
▪ Mbani maskë.
▪ Mbani distancë 2m.
▪ Evitoni turmat dhe grumbullimet
Referenca: web: CDC, WHO, AAP.