Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka duhet të bëni në spital pas lindjes?

Nëse do të vlerësonit pjesën më të bukur të shtatzënisë me siguri pjesa më e madhe e nënave do të zgjidhnin momentin kur i jepnin jetë fëmijës së tyre. Natyrisht, është një moment që shkakton nervozizëm, por është një moment ku mezi prisni të dëgjoni lajmin e mirë. Dhe momenti më i lumtur është kur tashmë personi që do më shumë në botë ndodhet në krahët e tu. Ndërkohë që mund të keni bërë kërkimet tuaja për procesin e lindjes së fëmijës, mund të mos e keni menduar se çfarë do të bëni në spital sapo të mbarojë lindja.

Më poshtë ju tregojmë hapat që do të ndërmerrni sapo të sillni në jetë foshnjën tuaj:

  1. Plotësoni Certifikatën e Lindjes

Sigurohuni që të plotësoni certifikatën e lindjes kur jeni në spital vetë. Ju gjithashtu mund të merrni ndihmë nga infermieret mamie të cilat gjithmonë do të jenë të gatshme për t’ju ndihmuar. Mundohuni të mos e lini këtë gjë për ta bërë pasi të keni arritur në shtëpi, pasi kjo mund të shkaktojë stres të panevojshëm. Në ato momente, gjithçka që do të dëshironi të bënië është të kaloni kohë me të voglin tuaj dhe të pushoni. Pra, përpiquni të përfundoni të gjitha dokumentet paraprakisht.

  • Bëni sa më shumë pyetje që dëshironi

Kjo është koha më e mirë për të bërë sa më shumë pyetje që dëshironi dhe për të sqaruar të gjitha dyshimet tuaja. Është e natyrshme që të keni shumë pyetje në mendjen tuaj kështu që nuk duhet të ndieni turp për asnjë gjë. Edhe në qoftë se ju mendoni se ajo që po kërkoni të dini është thelbësore dhe e dukshme, mos hezitoni dhe pyesni për të. Infermieret dhe mjekët tuaj janë atje vetëm për t’ju ndihmuar.

  • Përfitoni nga bujaria e bashkëshortit

Duke parë të gjithë procesin e lindjes, burri zakonisht kupton se sa dhimbje mund të ketë përjetuar gruaja e tij në orët e fundit. Përveç kësaj, ai është i gëzuar sepse gruaja i ka dhënë dhuratën më të bukur në jetën e tij. Pra, burri juaj i dashur do të dëshirojë t’ju përkrahë në çdo mënyrë që mundet. Kërkojini atij të gjitha gjërat që meritoni.

  • Nuk ka problem nëse nuk mund të flini me të vegjlit tuaj

Sapo i vogli juaj vjen në jetë, ju do të dëshironi të mbani atë në krahët tuaj 24/7. Pas gjithçkaje ju jeni akoma e emocionuar sepse sapo i keni dhënë jetë personit më të admirueshëm në botë. Por s’ka problem nëse nuk mund të flini. Bëjeni kur të ndieni se jeni e lodhur dhe keni nevojë për t’u rikuperuar ose për shkak se ndiheni pak nervoze për t’u kujdesur për fëmijën tuaj pa mbikëqyrjen e infermiereve. Është e kuptueshme.

  • Merrini të gjitha gjërat që ju lejohen për bebin.

Mund t’ju sjellin shumë pelena falas, mbulesa apo formulë për foshnjën nga spitali. Merrini të gjitha. Meqenëse paguani teknikisht faturat e spitalit, nuk po vidhni asgjë. Pra mos lejoni që kjo të ndikojë në ndërgjegjjen tuaj. Madje përfshini edhe burrin tuaj në këtë plan. Në fund të fundit, keni nevojë për një “partner në krim”.

  • Pushoni, pushoni dhe pushoni.

Ndërsa jeni në spital, ju do të keni të gjithë ndihmën për të cilën keni nevojë, qoftë nga infermierët apo nga dopktorët. Pra, nëse  i vogli juaj ju zgjon në mes të natës, do të ketë shumë njerëz të tjerë që do të kujdesen për të. Përfitoni nga kjo kohë dhe pushoni sa më shumë që mundeni.

  • Shijojini dhe kënaquni me vizitorët tuaj

Do të merrni shumë vëmendje gjatë kësaj faze. Shumë miq dhe të afërm të ngushtë do t’ju vizitojnë në spital dhe të gjithë do të duan t’ju ndihmojnë. Mos qëndroni larg tyre. Gëzojuni dhe çmojeni këtë fazë pasi jo çdo ditë do të jeni të rrethuara me kaq shumë dashuri.

Youtube

Arkiva

Kategoritë