Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka ёshtё epilepsia?

Epilepsia ёshtё njё nga sёmundjet mё tё shpe­shta kronike neurologjike nga e cila nё botё janё tё prekur mё shumё se 50 milionë njerёz, e kjo e bёn kёtë njё problem tё rёndёsishёm nё shëndetin publik.

Shumica e atyre qё vuajnё nga epilep­sia janё viktimё e stigmatizimit nga rrethi/mjedi­si, i cili pёr shkak tё panjohurive pёr sёmundjen gabimisht beson se personat me epilepsi janё tё sёmurё mendor dhe se sёmundja e tyre ёshtё sёmundje ngjitёse.

Pёr kёtё arsye, personat me epilepsi jo rrallё herё e fshehin sёmundjen nё mёnyrё qё shoqёria tё mos i largojё, gjyko­jë apo ngacmojë. 85% e tё sёmurёve jetojnë nё vende me tё ardhura tё ulёta dhe mesatare dhe si pasojë e kёsaj ёshtё shёrimi jo adekuat i sёmundjes.

Bara e epilepsisë nё ato vende ёshtё dyfish mё e madhe se ato me tё ardhura mё tё larta. Konsekuencat psikosociale tё epilepsisë dhe gjendjes permanente “tё jesh epileptik” janë shpesh problematike se sa prezenca e atakëve.

Edhe pse epilepsia nuk ёshtё njё sёmundje e le­htё dhe e padёmshme, ajo mund tё kontrollohet me sukses, dhe falё ilaçeve dhe njё jete tё disipli­nuar, me kёtё sёmundje mund tё jetohet njё jetё normale dhe kualitative.

Youtube

Arkiva

Kategoritë