Altina Marmullaku
Një cistë në vezore ndodh kur lëngu grumbullohet brenda një cipe të hollë brenda vezores.
Madhësia mund të jetë nga shumë e vogël sa një bizele në një portokall.
Në një intervistë për portalin Familja Jonë, gjinekologe Drita Kabashi na flet për llojet, shkaktarët, simptomat, diagnostifikimin si dhe trajtimin e tyre.
Simptomat, diagnostifikimi dhe trajtimi i cistave në vezore
Dr.Drita Kabashi: Një cist është apo paraqet ndryshime në vezore në formë te një çeske me përmbajtje të lëngët, në ose mbi vezoret e një femre.
Ky është një term shumë i gjerë ku përfshihen disa lloje patologjie të vezoreve.
Cistat e vezoreve janë shumë të zakonshme. Më së shpeshi ndodhin kur një femër ovulon dhe e lëshon vezën në çdo muaj. Këto quhen ciste funksionale. Shumica nuk janë kanceroze. Shumë herë, këto nuk shkaktojnë shqetësime dhe zgjidhen vetë pa ndonjë trajtim.
Simptomat
Dr.Drita Kabashi: Ashtu si edhe e cekëm me lart, cistat funksionale nuk shkaktojnë simptome, sepse paraqiten në kuader të zhvillimeve normale si është pjekja e qelizes veze, ovulimi ( lirimi i saj) dhe krijimi i trupit të verdhë (corpus luteum).
Ndoshta mund të keni ndonjë cistë dhe nuk e dini. Kurse herët e tjera mund të shkaktojnë simptome.
Këto mund të jenë:
- Dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të abdomenit, zakonisht anash.
- Fryerje.
- Çrregullime menstruale.
- Përzierje dhe vjellje
- Të ndjehesh e ngopur pas ngënjes së sasive të vogla.
- Konstipacion (kapsllëk).
Nëse jeni në menopauzë dhe nuk keni perioda, cistet funksionale nuk do të duhej të formoheshin. Por, është e mundshme që të formohen lloje tjera të cisteve të vezoreve.Në këto raste duhet kërkuar ndihma e mjekut tuaj.
Çka i shkakton cistet e vezoreve?
Dr.Drita Kabashi: Ato mund të shkaktohen apo shkaktaret më të zakonshme vijnë nga problemet hormonale. Mund të shkaktohen gjithashtu edhe nga medikamentet hormonale, të cilat ju ndihmojnë që të ovuloni. Është normale që cistet e vezoreve të formohen gjatë shtatzanisë së hershme. Ato ndihmojnë në suportimin e shtatzanisë derisa të formohet placenta.
Femrat me një gjendje të quajtur endometriozë mund të zhvillojnë një lloj të cistit të vezoreve që quhet endometriomë. Kjo ndodh kur indet endometrioze ngjitet për vezore dhe formon një zgjatimë.
Infeksionet e pelvikut. Infeksionet e ashpërta mund të përhapen tek vezoret dhe të shkaktojnë formimin e cisteve.
Sindromi i vezores policistike. Kjo është një sëmundje ku vezoret formojnë shumë ciste të vogla. Mund të shkaktoj probleme me vezore si dhe me mbetjen shtatzënë.
Kush preket nga cistet e vezoreve?
Dr.Drita Kabashi: Është e zakonshme për një femër me perioda të rregullta që të zhvilloj një cist të vezoreve. Është zakonisht i padëmshëm dhe largohet më vete. Janë më pak të zakonshëm pas menopauzës. Femrat, të cilat e kanë arritur menopauzën dhe kanë një cist të vezoreve janë në rrezik të lartë për kancer të vezoreve.
Si diagnostifikohet një cist e vezoreve?
Dr.Drita Kabashi: Shpesh, mjeku juaj mund të ndjejë një cistë gjatë ekzaminimit të pelvikut. Nëse keni një cist, mjeku juaj mund të bëjë dy gjëra. Njëra është të pres dhe të shoh se a po ndryshon cisti apo a po fillon të shkaktojë simptome. Tjetra është që të bëjë teste tjera që ndihmojnë në planifikimin e trajtimit. Se çfarë ai zgjedh të bëjë varet prej disa faktorëve. Këto përfshijnë moshën dhe praninë e simptomave.
Sonografia ose ultrazeri përdor valët për të bërë fotografi të organeve në trup.
Me anë të ultrazerit mund të shohim madhësinë, formën dhe lokacionin e cistit, si dhe të shohim nëse është i ngurtë apo i mbushur me lëng.
Në disa raste të veçanta duhet të bëhen një tomografi kompjuterike ose rezonanc magnetike kur dyshohet se mund të ketë shenja të malignitetit.
Mund të kerkohen edhe teste tjera. Këto mund të përfshijnë:
Një test të shtatëzanisë për ta larguar mëdyshjen se ajo është arsyeja e formimit të cistit.
Test të nivelit të hormoneve për të parë nëse keni probleme hormonale.
Një analizë të gjakut CA-125 për të matur sasinë e antigjenit të kancerit 125 në gjakun tuaj. Nëse keni kaluar menopauzën, mjeku juaj mund t’ua bëjë këtë test për të parë se a është cista kanceroze.
Trajtimi:
Dr.Drita Kabashi: Cistet funksionale normalisht tkurren më vete me kalimin e kohës, zakonisht brenda rreth 1 deri 3 muajve. Nëse keni një cist funksional, mjeku juaj mund të ju kontrolloj përsëri brenda 1 deri 3 muajve për t’u siguruar se cista është zvogëluar apo është larguar tërësisht. Nëse cistet funksionale formohen shpesh mund të përdorni pilula kontraceptive në mënyrë që të mos ovuloni. Nëse nuk ovuloni, nuk do t’ju formohen cistet funksionale.
A kemi nevojë për operacion për një cist të vezoreve?
Dr.Drita Kabashi: Trajtimi i cisteve të vezoreve varet nga disa gjëra. Kjo përfshinë moshën tuaj, se a keni perioda, madhësinë e cistit, pamjen e tij, si dhe simptomat.
Ju mund të keni nevojë për operacion nëse cisti:
- Nuk largohet pas disa cikleve menstruale.
- Zmadhohet.
- Duket i pazakoshëm në ultrazë.
- Shkakton dhimbje.
Përveç kësaj, nëse keni kaluar menopauzën dhe keni një cistë të vezoreve, doktori juaj me shumë mundësi do t’ju sugjeroj operacionin. Kanceri i vezoreve është i rrallë, por femrat e moshës prej 50 deri 70 vjeç janë në rrezik të lartë. Femrat të cilat diagnostifikohen me kancer në një fazë të hershme, ia dalin shumë më mirë se sa femrat që diagnostifikohen vonë.
Të gjitha llojet e cistave nuk kanë lidhje me ciklin menstrual ashtu siç e cekëm në kohen e menopauzës./FamiljaJonë/