Gjithnjë e më shumë, organizatat jo qeveritare që mbrojnë të drejtat e kafshëve ngrenë zërin për trajtimin e këtyre të fundit, përfshirë shfrytëzimin e tyre për qëllime argëtimi nga cirqet e ndryshme.
Madje, aq i madh ka qenë presioni, sa disa prej cirqeve më të mëdha në botë kanë marrë vendimin radikal për t’i përjashtuar kafshët nga performancat e tyre.
Por, si do të jetë cirku i së ardhmes? Ai është një cirk pa kafshë.
Kjo është nisma e cirkut “Roncalli”, themeluar në vitin 1976 në Gjermani, që ka gjetur një ide origjinale për të vazhduar të argëtojë publikun.
Kafshët e vërteta janë zëvendësuar në fakt nga hologramat në 3D, që duken si të vërteta. Pronari i kompanisë, Bernhard Paul e pati idenë në vitin 2016, kur pa një hologramë të yllit të ndjerë të rokut, Prince, që performonte në krah të Justin Timberlake në “Superbowl”, në SHBA.