Të enjtën mbrëma në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” ishte e ftuar aktorja e mirënjohur, Yllka Gashi, me të cilën u diskutua në lidhje me karrierën e saj dhe sukseset e filmit “Zgjoi” nëpër botë.
Njëra ndër pyetjet që iu parashtrua Gashit ishte edhe ajo se cili ishte roli i saj i preferuar që e kishte luajtur.
Aktorja u shpreh se rolin më të dashur e ka atë të Fahrijes, duke shtuar se ishte nder ta luante këtë personazh.
“Ka plot, por roli më i bukur, më i vështirë e më i dashur është roli i Fahrijes. Padyshim, nder shumë i madh që m’u ka besu ajo punë dhe përgjegjësi”, theksoi ajo.
Gashi së fundi nga “Variety” u rendit në top-15 aktoret që mund të futen në listën e ngushtë për “Bafta”. /familjajone