Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilët janë shkaktarët dhe simptomat kryesore të Gjakderdhjes Subaraknoidale?

CILËT JANË SHKAKTARËT?

Shkaku më i shpeshtë i gjakderdhjes subaraknoidale në tru është aneurizmi i rupturuar. Aneurizmi është fryrje nga jashtë në murin e një ene gjaku e shkaktuar nga një pikë e dobët në murin e saj. Ndërsa gjaku kalon nëpër enën me mur të dobësuar, presioni bën që një zonë e vogël të fryhet nga jashtë si një ballonë. Herë pas here, kjo fryrje mund të pëlcas, duke shkaktuar gjakderdhje rreth trurit. Më shumë se 8 në çdo 10 hemorragji subaraknoidale ndodhin në këtë mënyrë. Aneurizmi në tru zakonisht nuk shkakton asnjë simptomë nëse nuk çahet (rupturohet). Por disa njerëz mund të përjetojnë simptoma të tilla si: probleme me shikimin, dhimbje në njërën anë të fytyrës ose rreth syrit, dhimbje koke të vazhdueshme. Nuk dihen arsyet pse zhvillohen aneurizmat e trurit, megjithëse janë identifikuar disa faktorë rreziku, ku bëjnë pjesë: pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut, konsumimi i tepruar i alkoolit, historia familjare pozitive, lëndimet e rënda të kokës, sëmundja autosomale dominante e veshkave polikistike (ADPKD).

SIMPTOMAT KRYESORE: 

  • dhimbja e kokës e papritur e rëndë, ndryshe nga ajo që është përjetuar më parë
  • qafa e shtanguar
  • ndjeshmëria e rritur ndaj dritës (fotofobi)
  • të parët i paqartë ose i dyfishtë
  • simptoma të ngjashme me goditjen në tru – të tilla si të folurit të paqartë dhe dobësim të njërës anë të trupit
  • humbje e vetëdijes ose konvulsione (dridhje të pakontrollueshme të trupit)

Youtube

Arkiva

Kategoritë