Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë paralajmërimet e infarktit?

Shumë njerëz i injorojnë simptomat e para. Kohët e fundit kemi gjithnjë e më shumë ishemi të heshtura dhe është e rëndësishme që njerëzit të dinë simptomat.

Gjysma e infarkteve që ndodhin janë të heshtura dhe në 30 për qind të rasteve mund të jenë fatale, ky është një problem që prek të gjithë brezat.

Simptomat e një ataku të heshtur në zemër janë:

  •  Dhimbje në pjesën e sipërme të koshit të kraharorit,
  •  Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut,
  •  Dhimbje në shpatulla,
  •  Dhimbje në dhëmbë,
  •  Dhimbje në pjesën e sipërme të krahëve,
  • Alivanosje,
  • Rraskapitje.

Zakonisht njerëzit mendojnë se vetëm dhimbja në gjoks do të jetë sinjal i një ataku kardiak, por nuk është kështu.

Do të kenë marramendje, lodhje ekstreme, nuk do të mund të vazhdojnë të ecin pa u ndalur për një pushim. Dje mundën, sot jo. Dhimbja në dhëmbë ose në krahë është gjithashtu një nga simptomat.

Ky problem prek si të moshuarit ashtu edhe të rinjtë dhe është shkaktar i stresit tek të rinjtë. Ndodh më shpesh të hënën sepse atëherë nisin javën e punës. Fatkeqësisht, të rinjtë marrin anabolikë, steroide apo opiate, të cilat mund të jenë edhe shkaktarë.

Në grupin e rrezikut përfshihen edhe pacientët kronikë, gratë shtatzëna, gratë e reja që marrin pilula kontraceptive, personat me lupus ose artrit reumatoid dhe personat që kanë pësuar tashmë një atak në zemër. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë