Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cila moshë është më rrezikuar nga hepatitet dhe si mund të parandalohet si sëmundje – tregon gastroenterologu, Driton Shabani

Albina Selmanaj

Cila është mosha më e atakuar nga hepatiti? Si përhapet kjo sëmundje dhe si mund ta parandalojmë ? Janë vetëm disa nga pyetjet të cilave u është përgjigjur gastroenterologu, Driton Shabani.

Gatroenterologu Shabani, tregoi se çdo moshë mund të atakohet nga hepatitet por që disa lloje prej tyre atakojnë mosha të caktuara.

“Hepatitet mund te atakojn cdo moshe por varësisht prej shkaktarit disa hepatitet atakojn mosha te caktuara .P.sh Hepatiti A mund të atakoj më shumë femijët ( 5-14 vjeq) ndoshta edhe  për shkak  të higjienes jo adekuate , Hepatiti B dhe C  me shume moshat 30-59 vjeqar  , homoseksualet, narkomanet etj , Hepatiti akoolik atakon personat qe konsumojn alkool , Hepatiti autoimun mund te atakoj  cdo moshe por me shpesh atakon grat ne vitet  e 40-ta”, tha ai.

Se a është hepatiti sëmundje ngjitëse, Shabani tha se hepatitet e shkaktuara nga infeksionet virale janë ngjitëse dhe varësisht prej llojit edhe rrugëve të përhapjes janë të ndryshme.

Ndërkaq, sa i përket përhapjes së hepatit viral ai tha se Hepatiti B dhe C janë të ngjashëm me rrugët e përhapjes së virusit HIV.

Rruget e përhapjes së hepatiti B dhe C janë të ngjashme me ato te HIV , perhapet permes rrugeve parenterale kontaktik te drejperdrejt siq jane perdorim I shiringave apo gjilperave te perbashketa ,kontaktit seksual , homoseksualet, nga nena tek femiu I porsalindur , nga pajisjet mjekesore jo te sterilizuara mir ( te stomatologu , nderhyrjet e ndryshme kirurgjike) , kontakti me gjakun e personit te infektuar në lëkuren e juaj të demtuar me parë etj.”, tregoi Shabani

Tutje, Shabani tregoi edhe për mënyrën e prandalimit të kësaj sëmundje duke cekur praktikimin e higjienës si një ndër parandaluesit kryesor të hepatitive.

“Hepatiti parandalohet duke luftuar shkaktarin. Per hepatitet virale janë disa menyra te parandalimit. Vaksinimi I rregullt kundër Hepatiti A dhe B. Përdorimi I prezervative gjatë aktit seksual. Mos përdorimi I përbashkët I shiringave dhe gjilpërave dhe gjerave tjera personale p.sh brusha e dhëmbëve, presja e thonjve etj. Praktikimi i higjienës se mirë , larja e duarve me sapun dhe ujë.”, tregoi ai.

Sa i përket parandalimit, gastroenterologu tha se kujdes i veçantë i duhet kushtuar ushqimit por edhe akitiviteteve fizike të cilat parandalojnë dhajmosjen e mëlçisë.

“Konsumimi I ushqimeve te shëndetshme ( pemë , perime )  shmangia e yndyrave shtazore  dhe aktiviteti i rregullt fizik janë mjaftë të rëndësishëm në parandalimin e hepatitit të shkaktuar nga dhjamosja e mëlçisë. Hepatiti alkoolik parandalohet duke abstenuar nga konsumimi I alkoolit ose konsumimi sa me I paket ( I moderuar (per meshkuj jo me shume se 2 gota standard ne dite ndërsa për femra jo më shumë se nje gotë ne dite) shumica e autorëve mendojnë se të abstenohet plotësisht nga alkooli është më mirë sidomos ata persona që kanë pasur  në familje anëtar me hepatit alkoolik”, përfundoi Shabani.

Ndryshe sipas, Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vlerësohet se 862,000 njerëz jetojnë me hepatit B dhe 2.4 milionë njerëz që jetojnë me hepatit C.

Youtube

Arkiva

Kategoritë