Në një kohë të caktuar në mbrëmje, në shumë shtëpi ndodhë lufta e njëjtë.
Ta dërgosh fëmijën në shtrat nuk është çdoherë e lehtë dhe nëse ne ju themi se ora 20:00 është koha më e duhur, juve mund të ju duket si sfidë e paarritshme.
Shkencëtarët kanë zbuluar se nëse dëshironi që fëmija juaj të zgjohet i freskuar dhe ti marrë benifitet afatgjata shëndetësore, ju duhet të synoni ta vendosni fëmijën në gjumë në orën 20:00.
Sarah Anderson, profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin Shtetërorë të Ohios, SHBA, dhe autore e këtij studimi, thotë: “fëmijët e moshave parashkollore që shkojnë në shtrat në orën 20:00 kanë pergjysmë më pak gjasa të vuajnë nga obesiteti 10 vite me vonë”.
Në këtë studim u analizuan 977 fëmijë. Shkencëtarët vrojtuan kohën në të cilën prindërit vendosnin fëmijët e tyre në gjumë në moshën 4 vjeçare dhe pastaj vrojtuan BMI-në e këtyrë fëmijëve në moshën 15 vjeçare.
Në pah doli një lidhje mes kohës së hershme të gjumit dhe një peshe të shëndetshme për adoleshentet.
Vetëm 10% e fëmijëve që kanë shkuar në shtrat në orën 20:00 ose më herët ishin mbipeshë. Ndërsa 16% e atyre që kanë shkuar ne shtrat mes orës 20:00 dhe 21:00 ishin mbipeshë dhe 23% e fëmijëve që kanë shkuar në shtrat pas orës 21:00 ishin mbipeshë.
Rezultatet ishin të njejta për djemtë dhe vajzat./Familja Jonë