Një recetë e lehtë e përgatitjes së cheesecake me luleshtrydhe.
Përbëresit:
85 g biskota me pak yndyrë
200 g krem djathi
200 g kos grek 0% yndyrë
4 lugë gjelle sheqer pluhur
disa pika ekstrakt vanilje
2 lugë gjelle reçel luleshtrydhe
100 gr luleshtrydhe, të prera në feta
Përgatitja:
Vendosni biskotat në një qese plastike dhe i rrahim me një okllai derisa të bëhen thërrime të trasha. Ndajini mes 4 gotave ose tasave të vegjël.
Rrihni kremin e djathit, kosin, sheqerin dhe vaniljen së bashku derisa të jenë një masë, më pas hidhni thërrimet me lugë dhe ftohini derisa të jeni gati për t’u shërbyer.
Rriheni reçelin në një tas derisa të hollohet, më pas shtoni butësisht luleshtrydhet. Ndani luleshtrydhet midis cheesecakes dhe servirini.