Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cfarë të bëni që trajtimi kundër depresionit t’ju funksionojë

Jepini kohë mjekimit që të veprojë


Duhen të paktën disa javë që trajtimi kundër depresionit të nisë efektin – dhe rreth 12 javë që ju të kuptoni nëse ai vërtet ka funksionuar. Ju dhe mjekut tuaj mund t’iu duhet që të eksperimentoni për të gjetur dozën e duhur, mjekimin e duhur, ose madje edhe kombinimin e duhur të barnave. Mos u dorëzoni. Studimet tregojnë se shumë adultët me depresion mjekimi medikamentoz i ndihmon mjaft.

Mos e ndërprisni marrjen e mjekimit


Ju nuk mund të krijoni varësi nga antidepresivët, por mund të përjetoni nga simptoma të ngjashme me shkëputjen nga mjekimi nëse i ndërprisni barnat shumë shpejt. Ndërprerja papritmas mund t’iu shkaktojë dhimbje koke, dhimbje muskujsh, shqetësime në stomak, ose probleme të tjera. Mos e ndërprisni mjekimin veçse nëse mjeku juaj iu thotë për ta bërë. Mjeku do t’ju japë edhe një skemë për ta ulur dozën e mjekimit gradualisht.

Merreni mjekimin në mënyrën e duhur


Pyesni mjekun kur duhet që ta merrni mjekimin, nëse do duhet ta shoqëroni me ushqim dhe nëse do iu duhet që të ndërprisni mjekime të tjera që po merrni, apo të hani ushqime të caktuara në të njëjtën kohë. Edhe vitaminat, shtesat ushqimore, apo mjekimet që merren pa recetë, si shurupi për kollën, mundet që të ndikojnë te antidepresivët. Pyesni se ç’duhet të bëni nëse harroni të merrni një dozë: Ta pini atë sa më shpejt të jetë e mundur apo të prisni deri në dozën e radhës?

Kushtojini vëmëndje efekteve anësore


Shumë efekte anësore largohen brenda një jave ose dy, por të tjera mund të jenë shenjë që duhet të rregulloni dozën ose të rishikoni mjekimin që po merrni. Kushtojini vëmëndje nëse keni pagjumësi, të përzjera, shtim në peshë, marrje mendsh ose probleme seksuale. Mbani shënim çdo problem që iu shfaqet, në mënyrë që të ndihmoni edhe mjekun për të zgjedhur mjekimin e duhur. Nëse keni mendime vetëvrasëse, bisedoni menjëherë me familjen ose mjekun tuaj.

Flisni rreth shqetësimeve tuaja


Depresioni shfaq zakonisht një përzierje simptomash fizike, emocionale dhe mendore. Studimet tregojnë se mënyra më e efektshme për të trajtuar depresionin është një ndërthurje e terapisë me barna dhe psikoterapisë. Mundësitë mund të përfshijnë që nga shërbime këshillimi, si terapia konjitive, deri në takime me grupe mbështetëse. Të mësuarit për t’u përballur me mosmarrëveshjet, traumat, humbjet, ose streset që nxisin sëmundjen tuaj mund t’iu ndihmojë ju që të ruani mirëqënien emocionale.

Vini trupin në levizje


Punoni si me forcimin e shëndetit fizik ashtu edhe me atë emocional. Ushtrimet fizike mund të lehtësojnë simptomat e depresionit, veçanërisht kur ju bëni ushtrime që shtojnë të rrahurat e zemrës. Në të vërtetë, ushtrimet fizike ndonjëherë mund të veprojnë po aq mirë sa antidepresivët për njerëzit me simptoma depresive të lehta ose të mesme. Ato ndihmojnë në lehtësimin e stresit dhe iu japin një ndjesi mirëqëniejeje të përgjithshme. Ushtrimet iu ndihmojnë që të ndiheni mirë menjëherë dhe nëse i bëni ato në mënyrë të vazhduar atëherë kjo ndjesi zgjat. 

Kujdesuni për një dietë të shëndetshme


Të ngrënit e ushqimeve të duhura e ndihmon trupin që të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kur trupi juaj është në formë të mirë, trajtimi funksionon po aq mirë. Mosmarrja e mjaftueshme e disa vitaminave dhe mineraleve mund ta përkeqësojë depresionin. Studimet tregojnë se ushqimet që janë të dëmshme për zemrën – si yndyrnat e ngopura – mund të rrisin rrezikun për të zhvilluar depresion. Gjithashtu kufizoni marrjen e alkolit ose shmangeni fare atë nëse ju dhe mjeku juaj mendoni se përdorimi i alkolit është një problem. 

Bëni gjumë të mirë


Gjumi i mjaftueshëm përmirëson humorin dhe iu ndihmon që të përballeni me stresin. Në të vërtetë shumica e njerëzve me depresion kanë probleme me gjumin. Për të patur një gjumë të mirë bëni ushtrime, hani vaktet rregullisht dhe hartoni një orar të përcaktuar gjumi, kufizoni kafeinën dhe alkolin, bëni shëtitje përgjatë ditës dhe krijoni një rutinë qetësuese përpara se të bini për të fjetur.

Mendoni jashtë kornizave

Trajtimet alternative, jo tradicionale, mund të lehtësojnë disa nga simptomat duke iu ndihmuar që të qetësoheni dhe të lehtësoni problemet, si dhimbjen fizike ose ankthin që e përkeqëson depresionin. Ja disa prej tyre: Akupuntura; Yoga; Masazhet; Meditimi; Refleksologjia (të ushtrosh presion te mbaresat nervore në këmbë ose duar; ata që e praktikojnë besojnë se nxit shërimin); Vitaminat dhe përbërit e tjerë ushqimorë

Njerëzit që kanë mungesë vitamine D duken më të prirur për të vuajtur nga depresioni, por marrja shtesë e vitmainës D nuk i ndihmon gjithmonë ata që të ndihen më mirë. Disa studime tregojnë se EPA (acidi eicosapentaenoic), që gjendet te vaji i peshkut, mundet që të ndihmojë në trajtimin e depresionit. L- methylfolate (Deplin) – tregon gjasa të mira për të rritur përfitimet e antidepresivëve te disa pacientë. Bisedoni me mjekun tuaj përpara se të vendosni se cila është e duhura për ju.

Merrni parasysh mundësinë e përdorimit të bimës St. John’s Ëort (Hypericum perforatum)

Bima e lashtë St. John’s Ëort shpesh përdoret kundër depresionit në Evropë. Shumë studime tregojnë se ajo ndihmon njësoj si barnat e tjera mjekësore në trajtimin e rasteve të lehta. Por duket të mos ketë shumë ndikim në rastet e rënda të depresionit. Mundet gjithashtu që të ndërveprojë me antidepresivët, ndaj do duhet të bisedoni me mjekun tuaj përpara se ta përdorni atë.

Bisedoni me mjekun tuaj rreth shtesave ushqimore (suplementëve): 

  •    SAMe: (s-adenosylmethionine) Disa studime tregojnë se mundet që të ndihmojë dhe mundet që të jetë i efektshëm si antidepresiv.
  •    5-HTP: (5-hydroxytryptophan) Një prekursor i njohur i serotoninës, që mund të merret pa recetë, por që ende nuk është përcaktuar si i sigurt dhe efektiv në trajtimin e depresionit.
  •    Acidet yndyrore të Omega-3: Është i mirë për zemrën dhe duket të jetë premtues për depresionin, por ende nuk rekomandohet.
  •    Valeriana: Nuk ka ende të dhëna që ndihmon me depresionin

Youtube

Arkiva

Kategoritë