Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë sëmundje shkaktohen nga ajri i ndotur?

Matjet tregojnë që në vendin tonë, ajri është tejet i ndotur. Madje në ditët fundit vlerat e ajrit kanë qenë aq të dëmshme, sa eksperët kanë sugjeruar që qytetarët të qëndrojnë brenda.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton që ajri i ndotur shkakton deri në 7 milionë vdekje të parakohshme cdo vit. Madje, disa studime të publikuara në mars të vitit 2019 sugjerojnë që numri mund të jetë edhe më i lartë, duke aluduar që vdekjet nga ndotja e ajrit shkojnë deri në 8.8 milionë cdo vit.

Sëmundjet që shkaktohen nga ndotja e ajrit:

Sëmundjet kardivaskulare – evidencat tregojnë që një prej arsyeve për rritjen e sëmundjeve kardiovaskulare, është pikërisht ajri i ndotur. Pikërisht ndotja e ajrit ndikon edhe në rritjen e numrit të personave që pësojnë sulm në zemër.

Sëmundjet e mushkërive – hulumtimet tregojnë rritjen e numrit të personave të prekur nga astma, e kjo ndodh si shkak i ndotjes së ajrit.
Kanceri (i mushkërive) – në vitin 2011 një hulumtim danez, tregoi që vendet që kanë ndotje të ajrit kanë numër më të lartë të personave të prekur nga kanceri i mushkërive./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë