Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë  ndodhë me trupin pasi bëheni 40 vjeç?

Frika nga plakja, është një ndër shqetësimet e zakonta të njerëzve. Psikologët thonë se është normale të kesh frikë nga plakja e trupit. Vitet e 40 cilësohen si vite të bukura dhe më të ‘qeta’ pasi karriera konsiderohet të jetë më stabile si dhe deri në atë moshë shumica e njerëzve kanë krijuar familje.

Por çfarë ndodhë me trupin kur ju mbërrini moshën 40 vjeçe?

Keni flokë më të rrallë – kjo është më e zakontë tek burrat se s tek gratë. Ndonëse dhe tek gratë ndodhë humbja e flokëve, kjo është më e ngadaltë. Për të ngadalësuar humbjen e flokëve duhet: t’i prisni më shpesh, të aplikoni maska dhe të mos e përdorni shpesh tharësen e flokëve.

Metabolizmi ngadalësohet – kur ju bëheni 40 vjeçar ju mund të hani njëjtë sikur kur keni qenë në të njëzetat, por në këtë moshë ju fitoni peshë më shpejtë. Kjo pasi pas moshës 40 vjeçare metabolizmi ngadalësohet dhe humbisni muskuj.

Shikimi venitet – në të dyzetat njerëzit fillojnë që të humbasin shikimin. Atyre i duhet më shumë dritë për të lexuar. Përveç syve, pas kësaj moshe njerëzit kanë vështirësi edhe në të dëgjuar. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë