Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë mendojnë njerëzit për ju në takimin e parë?

Sapo të takosh  persona të rinj, ata mendojnë disa gjëra për ju, dhe ju mendoni disa gjëra për ta.

Por a e dini që përshtypja e parë luan rol më shumë se sa e keni menduar?

Ekspertët e karrierës, thonë që një biznesmeni  i duhen vetëm tre sekonda për të vendosur nëse do të bëjnë apo jo biznes me ju.

Për fat të mirë, të gjithë mund të keni kontroll në mënyrën se si të tjerët ju shohin.  Një prej metodave që një personi që takoni për herë të parë t’i krijoni përshtypje të mirë, është të visheni pastër dhe t’i shikoni në sy.

Një studim i bërë  nga “The British Psychological Society”, ka bërë të ditur që njerëzve iu duhen dhjetë sekonda për të vendosur nëse u besojnë apo jo.

Gjithashtu ju mund të gjykoheni lehtë për statusin socio-ekonomik, vetëm me një shikim.  Një studim holandez, ka bërë të ditur që kur një person ka të veshura rroba firmato, atëherë njerëzit e shohin si një njeri me status më të lartë ekonomik.

Madje, njerëzit mund të të gjykojnë se sa i/e mençur je vetëm gjatë takimit të parë. Studimi i profesoreshës Nora A. Murphy nga “Marymount University”, ka bërë të ditur se si mund t’iu shohin njerëzit si të mençur.

“Gjatë hulumtimit u kuptua, që njerëzit i listonin të tjerët si më të mençur kur ata i shikonin në sy”, u shpreh autorja Murphy.

Ka edhe studime të tjera që thonë se njerëzit kanë tendencë të gjykojnë personalitetin e tjetrit, vetëm nga forma e fytyrës. / Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë