Dopamina është kënaqësi kimike e trurit. Ajo luan rol të rëndësishëm në lojërat e fatit, përdorimit të drogës, dhe sigurisht në dashuri.
Kur biem në dashuri, dopamina çlirohet, duke bërë që çiftet të ndjehen të ngazëllyer dhe energjik për njëri-tjetrin, thotë Helen Fisher, antropologe biologjike dhe bashkëpuntore në hulumtimin e zhvilluar nga “Rutgers University” në Nju Brunsuik, Nju Jork.
“Pëllëmbët e djersitura, goja e thatë, vështirësia për të lidhur fjalë janë disa pasoja fizike kur keni afër një person të veçantë. Pasi pëlqeni dikë, aroma e tij mund të jetë një faktor i fuqishëm”, thotë Fisher.
Gratë shpesh veshin bluzat e të dashurit të zemrës për të ruajtur aromën e trupit të tyre edhe kur nuk janë bashkë.
Oksitocina është një kimikat që nxit intimitet. Ky kimikat nxit përqafimet, puthjet dhe prekjet. Nivelet e oksitocinës gjithashtu rriten tek nënat e reja, duke stimuluar prodhimin e qumështit.