Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është Parkinson dhe cilat janë simptomat e sëmundjes?

Sëmundja e Parkinsonit është një gjendje ku disa pjesë të trurit dëmtohen në mënyrë progresive gjatë shumë viteve.

Çrregullimi i trurit prek rreth një në 500 njerëz, por cilat janë simptomat?

Shumica e njerëzve që fillojnë të shfaqin simptoma janë mbi 50 vjeç, por një në 20 me këtë gjendje përjetojnë simptomat e para nën 40 vjeç. Ajo shkaktohet nga humbja e qelizave nervore në një pjesë të trurit të quajtur substantia nigra.

Kjo çon në një reduktim të një kimikati të quajtur dopaminë në tru – dopamina është çelësi për rregullimin e lëvizjes së trupit.

Prandaj, një reduktim i dopaminës është përgjegjës për shumë nga simptomat e sëmundjes së Parkinsonit.

Është e paqartë saktësisht se çfarë e shkakton humbjen e qelizave nervore. Shumica e ekspertëve mendojnë se një kombinim i faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë është përgjegjës. Burrat kanë një rrezik pak më të lartë për t’u prekur nga Parkinson sesa gratë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë