Të dielen në emisionin Familjajonë ishte i ftuar anesteziolgu, Dr.Shaqir Uka. Anestezilogët janë shpesh pjesë e ekipit të mjekëve intensivë, pasi ata kanë përvojë në menaxhimin e gjendjeve të rënda dhe për këtë arsye gjatë intervistës me Dr. Uka u diskutua më detajisht rreth mjekimit intensiv dhe pacintëve të cilët përfshihën në këtë mjekim.
Uka tha se në mjekimin intensiv trajtohen të gjithë ata pacienta gjendja e të cilëve është në fazën më të rëndë shëndetësore të tyre ose në gjendjen kritike.
“Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror është një njësi në kuadër të Qendrës Klinike Universitare në të cilën marrin trajtim mjekësor pacientët të cilët janë në gjendjen më të rëndë shëndetësore të tyre, dhe pacientët të cilët kërkojnë trajtim mjekësor kontinual dhe një monitorim të pandërprerë njëzet e katër orësh. Më saktësisht janë të gjithë ata pacienta gjendja e të cilëve është në fazën më të rëndë shëndetësore të tyre ose në gjendjen kritike “, shpjegoi Uka.
Por për të kuptuar më shumë rreth mjekimit intensiv dhe detajeve të tjera ndiqeni intervistën e plotë në kanalet e Familjajonë në YOUTUBE.