Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është koksartroza?

Shkruar nga: Dr. Evren Fehmi ATAY- Specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë

Koksartroza është sëmundje degjenerative e artikulacionit koksofemoral.
Shkaqet për shfaqjen e kësaj semundjeje janë të ndryshme. Është një sëmundje që zhvillohet ngadalë dhe shfaqet me klinikë të qartë rreth moshës 45-50 vjeç. Më e përhapur është tek gjinia femërore. Trajtimi është konservativ në stadet fillestare dhe kirurgjikal me anë të zëvendësimit endoprotetik të artikulacionit, në stadet e avancuara. Ky i fundit ka bërë të mundur në përmirësim dukshëm të cilësisë së jetës së pacientëve tanë ndër vite kështu duke ndryshuar mbase dhe kuptimin e jetës së tyre realisht. Në Kosovë shoh se kjo sëmundje është shumë e përhapur në populltë dhe atakon grup mosha të ndryshme.

Çfarë është koksartroza?

Ekziston një sëmundje shumë e përhapur në popullatë, e cila manifestohet me dhimbje të kofshës/kukave dhe manoifestohet me çalim, por që njihet shumë pak. Ajo quhet koskartroza ose artroza e artikulacionit koksofemoral. Artikulacioni koksofemoral është artikulacioni i kofshës dhe përbëhet nga dy kocka: kocka e legenit (nga latinishtja os coxae) dhe kocka e femurit. Koksartroza është sëmundja më e shpeshtë e artikulacionit koksofemoral dhe disa e quajnë edhe “sëmundja degjenerative e artikulacionit koksofemoral”.  Kjo sëmundje shfaqet kur kërci që mbështjell sipërfaqet e kockave të artikulacionit, dëmtohet dhe kocka që gjendet poshtë tij zbulohet. Kërci normalisht shërben si një “jastëk”, i cili “amortizon” ngarkesat në artikulacion, prandaj kur kërci dëmtohet, kockat përbërëse të artikulacionit “fërkohen” me njëra-tjetrën duke shkaktuar dhimbje dhe kufizim të lëvizjeve të kofshës.

A nevojitet kujdes mjekësor i menjëhershëm?

Koksartroza nuk është urgjencë mjekësore. Por sidoqoftë ajo mund të shkaktojë në disa raste dhimbje tej mase të theksuar.
Simptomat tipike të koksartrozës janë:

  • dhimbja që perceptohet në kofshë,
  • në vendin që korrespondon me xhepin e përparmë dhe xhepin e pasmë të pantallonave;
  • dhimbja zakonisht përkeqësohet gjatë ecjes dhe qëndrimit në këmbë.

Cilët njerëz preken nga koksartroza?

Është e pamundur të parashikohet se cilët njerëz preken nga koksartroza, pasi shkaku i koksartrozës nuk njihet ende. Megjithatë ekzistojnë disa faktorë rreziku, siç janë:

  1. faktorët gjenetikë,
  2. sëmundjet e kaluara gjatë fëmijërisë të shoqëruara me çalim dhe dhimbje,
  3. thyerjet e kockave që përbëjnë artikulacionin,
  4. mbipesha,
  5. abuzimi me alkoolin, etj.

Si trajtohet koksartroza?

Për të trajtuar koksartrozën mund të merren masa të thjeshta si modifikimi i aktivitetit dhë rënia në peshë. Modifikimi i aktivitetit nënkupton shmangien ose kufizimin e aktiviteteve që shkaktojnë dhimbje, si ecjet dhe qëndrimet e gjata në këmbë. Rënia në peshë rekomandohet pasi është zbuluar se mbipesha është një faktor rreziku për shkaktimin e koksartrozës. Mbajtja e një bastuni ose paterice lehtëson në mënyrë të ndjeshme dhimbjen e koksartrozës.

Nëse masat e mësipërme dështojnë, mund të këshillojmë përdorimin e medikamenteve që pakësojnë dhimbjen. Megjithëse këto medikamente mund të merren në farmaci edhe pa recetë, është e rekomandueshme që pacienti të këshillohet me mjekun e familjes para përdorimit të tyre për të shmangur efektet e padëshirueshme nga përdorimi jo i duhur.

Pra, dhimbja e shkaktuar nga koksartroza mund të trajtohet me anë të modifikimit të aktivitetit dhe rënies në peshë, me anë të medikamenteve si paracetamoli ose ibuprofeni që mund të merren në farmaci edhe pa recetën e mjekut, si edhe me anë të përdorimit të medikamenteve që jepen me recetë nga mjeku juaj.

Në rastet kur masat e mësipërme nuk mjaftojnë rekomandohet ndërhyrja kirurgjikale.

Si trajtohet koksartroza me ndërhyrje kirurgjikale?

Ndërhyrja kirurgjikale për trajtimin e koksartrozës kryhet nga ortopedi. Operacioni që kryhet quhet zëvendësimi i nyjes koksofemorale me  një protezë të brendshme (endoprotezë). Kjo ndërhyrje pakëson dhimbjen dhe përmirëson cilësinë e jetës te shumë pacientë. Zëvendësimi i artikulacionit koksofemoral me ndërhyrje kirurgjikale tashmë kryhet prej pesë dekadash me rezultate përgjithësisht të shkëlqyera.

Operacioni për zëvendësimin e nyjes së kërdhokullës është konsideruar nga shumë njerëz si operacioni më i rëndësishëm i shekullit të njëzetë përsa i përket vuajtjes njerëzore që ai ka lehtësuar.Pacienti i nënshtrohet këtij operacioni kur të gjitha masat e tjera kanë dështuar të përmirësojnë dhimbjen e tyre.

Në thelb operacioni për zëvendësimin e nyjes së kërdhokullës përfshin heqjen e atyre pjesëve të artikulacionit (kërcit dhe kockës) që janë të dëmtuara nga sëmundja e koksartrozës dhe që shkaktojnë dhimbje, dhe zëvendësimi i tyre me komponentë artificialë që përbëhen nga aliazhe të ndryshme metalike të cilët luajnë rolin e një artikulacioni artificial.

Zakonisht pacientët qëndrojnë 3 deri në 5 ditë në spital pas ndërhyrjes dhe më pas do të ecin me ndihmën e patericave për 3 deri në 6 javë. Pas kësaj periudhe shumica e pacientëve do të ecin lirisht, pa dhimbje dhe pa ndihmën e patericave.

Të njejtës ndërhyrje kirurgjikale por, me ndërlikueshmëri më tëlartë ı nënshtrohen dhe pacientët të cilët vuajnë ndër vite me kërdhokull të nxjerrë apo displazi zhvillimore të kërdhokullës. Në spitalin tonë me sukses janë kryer me dhjetëra intervenime të tilla ku jemi ndeshur me raste të kërdhokullës së zhvendosur lart deri në 8cm, si dhe me komplikıme të ndryshme por, që kanë gjetur zgjidhje dhe shërım të plotë.

Por poashtu në spitalin tonë ne përkujdesemi që gjithcka të shkojë si duhet kështu duke bashkpunuar me Fizioterapine si atë pre-operative dhe post-operative.

Mbi metodat se si behet rehabilimiti i endoprotezave ju lutemi të e klikoni linkun e mëposhtëm për më tepër informacion rreth fizioterapisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë