Të enjten mbrëma, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, ishte e ftuar stomatologia dr. spec. Blerina Kolgeci, me të cilën u diskutua në lidhje me kariesin e dhëmbëve.
Kolgeci fillimisht tregoi se cka është kariesi i dhëmbëve, duke e përkufizuar si “prishje të dhëmbit” ose, sic njihet në stomatologji, “prishje e balancit në mes faktorëve mbrojtës dhe faktorëve patogjenë”.
“Kariesi, sic njihet edhe në popull, është prishje e dhëmbit, kurse në stomatologji do të thotë prishje e balancit në mes të faktorëve mbrojtës dhe faktorëve patogjenë. Fakorët mbrojtës te prishja e dhëmbit janë pështyma, mbajtja e higjienës orale dhe përdorimi i florit që është shumë i rëndësishëm, ndërsa te faktoret patogjenë kemi bakeriet, mosmbajtjen e higjienës orale, crregullimi i pështymës dhe karbohidratet”, theksoi ajo.
Tutje, Kolgeci foli edhe për mënyrat se si të parandalohet kjo prishje e dhëmbëve.
Intervistën e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm: