Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është IgA vaskulitis dhe cilët janë shkaktarët e këtij problemi – përgjigjet dermatologia, Artizana Dushi

Albina Selmanaj

Purpura Henoch–Schönlein (HSP), e njohur gjithashtu si vaskuliti IgA, është një sëmundje e lëkurës, mukozave dhe nganjëherë organeve të tjera që prek më së shpeshti fëmijët. Në lëkurë, sëmundja shkakton purpura të prekshme (zona të vogla, të ngritura të gjakderdhjes nën lëkurë), shpesh me dhimbje kyçesh dhe dhimbje barku. Për të kuptuar më shumë rreth këtij problemi shëndetësorë, Familjajonë ka zhvilluar një intervistë me dermatologen, Artizana Dushi.

Gjatë intervistës dermatologia, Dushi shpjegoi për këtë inflamacion dhe shenjat e tij. Më tutje, Dushi po ashtu tregoi edhe për pacinetët të cilët janë më të rrezikuarit nga kjo sëmundje.

Në mënyrë që të shpejgohet me saktë rreth asaj se çfarë është HSP-ja , Dr.Artizana Dushi i i është përgjigjur në mënyrë të detajuar pyetjeve drejtuar asaj rreth kësaj teme e për të cilat mund të lexoni më shumë më poshtë.

Çfarë është purpura Henoch-Schönlein (vaskuliti IgA)?

Purpura Henoch- Schonlein Henoch-Schonlein purpura e njohur gjithashtu edhe si IgA vaskulitis është inflamacion i eneve të vogla të gjakut në lëkurë, nyje , zorrë dhe veshka. Gjatë këtij procesi inflamatore enët e vogla të gjakut gjakosin në lekure duke shkaktuar njolla të kuqe në vjollce. Kryesisht ndyshimet në lëkurë lajmerohën në kembë dhe teë pasme. HSP mund të shkaktojë edhe dhimbje abdominale dhe ënjtje të nyjeve. Në raste të rralla mund të shkaktojë edhe dëmtim të veshkeve.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e purpurës Henoch-Schönlein (vaskuliti IgA)?

Katër karakteriatika të HSP janë Purpura- njollat të kuqe në vjollce tl cilat lajmërohen në këmbë dhe të pasme. Njollat poashtu mund të shfaqen në duar, fytyrë, trup dhe të përkeqësohen në pjesët ku kemi presion.

Trakti digjestiv-në shumë raste te fëmijët me HSP përcillet me dhimbje barku, vjellje dhe melene.Këto simptoma lajmerohën ndonjëhere edhe para shfaqjes së purpures në lekure.

Artriti– personat me HSP shpesh zhvillojnë ënjtje dhe dhembje rreth nyjeve kryesisht në gjunjë dhe bërryla. Kjo dhembje kryesisht i përcjellë ndyshimet në lekurë dhe zgjatë  deri në dy jave. Këto ndyshime tërhiqen me kalimin e sëmundjes pa lënë pasoja.

Veshkat-HSP mund te atakoj edhe veshkët. Në urinë lajmërohen proteinat dhe gjaku. Ne shumicën e rasteve këto simptoma tërhiqen ndërsa te disa mund të zhvillohet sëmundje persistente e veshkeve. Faktoret e riskut

Çfarë e shkakton purpurën Henoch-Schönlein (vaskuliti IgA)?

Ende nuk është e kjartë se si vjen deri te inicimi i këtij inflamacioni. Ky mund te jetë si rezultat i përgjegjësve jo adekuate të sistemit imunitarë ndaj faktorëve nxiteës.Po thuajse gjysma e personave te të cilët lajmërohet kjo purpure kanë zhvilluar paraprakisht infeksione të traktit të sipërm respiratore. Nxitës të tjerë mund të jenë variqela, faringiti, fruthi, hepatiti, medikamentet specifike, ushqimi, pickimi i insekteve si dhe ekspozimi ndaj të ftohtit.

Faktorët të cilët rrisin riskun e zhvillimit të HSP janë:

Mosha– sëmundja atakon kryesisht fëmijët nën 10 vjeç

Gjinia– më e zakonshme është te mashkujt se te femrat

Raca– raca e bardhë dhe aziatike kanë më shumë predispozitë të zhvillojnë HSP se sa raca e zezë

Cilat janë opsionet e trajtimit për purpurën Henoch-Schönlein (vaskuliti IgA)?

Zakonisht HSP tërhiqet vetvetiu brenda muajit. Pushimi, marrja e lengjeve në sasi të mjaftueshme si dhe marrja e medikamenteve kundër dhembjes ndihmon në trajtimin e simptomave.

Medikamentet– kortikosteroidet ndihmojnë në shkurtimin e kohës dhe intensitetin e dhembjes së nyjeve dhe dhembjes abdominale. Te komplikimet në pjesen e zorreve si p. sh. rupturat mund te vie në konsiderim operimi.

Dr Artizana Dushi, Dermatovenerologe

Youtube

Arkiva

Kategoritë