Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë e bën një njeri të suksesshëm?

 

Çdo kush ka ëndërr të bëhet i suksesshëm. Për atë arsye njerëzit shkollohen, pasi mundohen që të arrijnë sukses në jetë. Por nuk ka shumë persona që ia dalin.

Autori, Thomas Corley, ka hulumtuar pikërisht për këtë çështje. Pse disa persona janë të suksesshëm e pse disa të tjerë jo?!

Për pesë vjet Corley, ka studiuar aktivitetet ditore të 233 njerëzve të pasur dhe 128 të varfër. Në fund ai ka arritur në përfundim që janë pikërisht gjërat që familja ia mëson një fëmije në fëmijëri, ajo që e determinon suksesin që do të ketë ai fëmijë në të ardhmen.

Këto janë të gjeturat nga hulumtimi i tij:

Ata lexojnë

62 përqind e milionerëve të bërë vet, iu është kërkuar nga prindërit kur kanë qenë fëmijë që të lexojnë libra. Shumica e milionerëve që kanë qenë pjesë e hulumtimit të tij janë shprehur që çdo muaj prindërit i kanë shtyrë ata të lexojnë libra për: histori, shkencë e për njerëz të suksesshëm.

Konsumojnë ushqim të shëndetshëm

78 përqind e pjesëmarrësve të këtij hulumtimi, kanë qenë në peshë  normale. Ata janë shprehur që nuk ushqehen me ‘ushqime të shpejta’. Gjithashtu sipas  Corley, që nga fëmijëria ata kanë ngrënë çfarë prindërit e tyre kanë ngrënë.

Limitojnë kohën në internet

Më shumë se 60 përqind e pjesëmarrësve, e kanë limituar kohën e tyre në internet. Ata janë shprehur që nuk qëndrojnë më shumë se një orë në ditë në internet.

Kanë etikë pune

92 përqind të të pasurve të cilët i ka intervistuar ai, janë shprehur që janë milionerë për arsye të etikës së tyre të punës. Clorey, rekomandon që prindërit t’i shtyjnë fëmijët të bëjnë punë me orar të përgjysmuar, vetëm e vetëm që t’ua mësojnë etikën e punës. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë