Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Cfarë duhet të dini rreth COVID-19 dhe artriti rheumatoid? I mësoni nga reumatologu i Poliklinikës Endomedica, Fidan Berisha

Shkrim nga Fidan Berisha, reumatolog në Poliklinikën Endomedica

Kontakti:

drfberisha@gmail.com

044 134 138

📌Artriti reumatoid dhe trajtimet e zakonshme për të mund të ndikojnë në funksionin e sistemit tuaj imunitar.

 📌Njerëzit me artrit reumatoid janë në rrezik më të lartë të disa komplikimeve me COVID-19.

 📌Vaksinat kundër COVID-19 rekomandohen për njerëzit me artrit reumatoid.

Artriti reumatoid (AR) është një sëmundje autoimune që përfshin inflamacion në nyje dhe pjesë të tjera të trupit.  Ai përfshin ndryshime në sistemin tuaj imunitar.  Disa trajtime për artrit reunatoid mund të ndikojnë gjithashtu në funksionimin e sistemit tuaj imunitar.

Nëse keni artrit reumatoid, është e rëndësishme të ndërmerrni hapa për të reduktuar rrezikun e infeksioneve – duke përfshirë virusin që shkakton COVID-19.  Njerëzit me artrit reumatoid duket se kanë një rrezik në rritje për të zhvilluar COVID-19 të rëndë.

Lexoni më tej për të mësuar se si COVID-19 mund të ndikojë tek ju – dhe si mund ta ulni rrezikun e infektimit.

Si ndikon COVID-19 në trup?

COVID-19 është një sëmundje e shkaktuar nga një infeksion me virusin SARS-CoV-2.  Mund të rezultojë në një gamë të gjerë simptomash, duke filluar nga të lehta në të rënda.  Simptomat e mundshme përfshijnë:

 ➡️ethe

 ➡️të dridhura

 ➡️kollë

 ➡️Frymëmarrje e dobësuar

 ➡️lodhje ose dobësi

 ➡️dhimbje trupi ose muskujsh

 ➡️dhimbje koke

 ➡️dhimbje të fytit

 ➡️humbje e nuhatjes ose shijes

 ➡️kongjestion i hundës ose rrjedhje e hundës

 ➡️nauze, të vjella ose diarre

Disa njerëz zhvillojnë simptoma më të rënda se të tjerët, të tilla si:

 ➡️vështirësi në frymëmarrje

 ➡️presion ose dhimbje në gjoks

 ➡️konfuzion

 ➡️vështirësi për t’u zgjuar ose për të qëndruar zgjuar

 ➡️Lëkura, buzët ose thonjtë e zbehtë, gri ose blu

Nëse bini në kontakt me SARS-CoV-2, mund të duhen deri në 2 javë për të zhvilluar simptomat e COVID-19, megjithëse simptomat mund të zhvillohen pas 2 deri në 3 ditë me variantin Delta apo variantin Omicrin.  Disa njerëz që infektohen me virusin nuk zhvillojnë kurrë simptoma të dukshme.  Është e mundur që të bartni virusin te të tjerët edhe nëse nuk keni simptoma.

Nëse keni simptoma të rënda të COVID-19, kërkoni ndihmë tek mjeku në qendren tuaj mjekesore më të afert menjëherë, apo telefononi 911 ose numrin tuaj të urgjencës lokale.

Si ndikon COVID-19 te njerëzit me AR?

Hulumtimet shkencore sugjerojnë se njerëzit me RA kanë më shumë gjasa se mesatarja e njerëzve tjerë për të zhvilluar COVID-19 më të rëndë.

Në një studim të vitit 2021 të njerëzve me infeksion të vërtetuar të COVID-19, studiuesit krahasuan 9,730 njerëz me RA dhe 656,979 njerëz pa artrit reumatoid. 

Njerëzit me AR ishin në rrezik të shtuar për:

➡️COVID-19 me simptoma të rënda

➡️ shtrimi në spital për COVID-19

➡️komplikime të tilla si goditje në tru, mpiksje gjaku në venat e thella dhe një lloj dëmtimi i indeve i njohur si sepsis

➡️vdekje e lidhur me COVID-19

Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të faktit se RA është më i zakonshem tek të moshuarit, të cilët janë në rrezik të shtuar pë format e rënda të COVID-19.  Shumë njerëz me AR gjithashtu kanë obezitet dhe probleme apo sëmundje shëndetësore si presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës, diabeti etj., të cilat rrisin rrezikun e formave të rënda të COVID-19.  Disa nga medikamentet e përdorura për trajtimin e AR, të tilla si prednisoni apo DMARDs-it dhe rituximab etj., paraqesin rreziqe shtesë.

Kur autorët e këtij studimi hulumtuan për gjininë, racën, indeksin e masës trupore (BMI) dhe sëmundjet shëndetësore bashkëekzistuese, ata zbuluan se rreziku për format e rënda të COVID-19 dhe përundimi me fatalitet ishte i ngjashëm te njerëzit me dhe pa AR.  Megjithatë, njerëzit me RA ende kishin një rrezik më të lartë të komplikimeve të caktuara, duke përfshirë mpiksjen e gjakut në venat e thella dhe sepsën.

A rekomandohet vaksina COVID-19 për njerëzit me AR?

Nëse jeni i/e diagnostikuar me AR, unë ju dhe reumatologët ju rekomandojnë që të merrni njërën nga vaksinat e liqencuara në vendit tonë kundër COVID-19.  Një Ngjë të in tillë e rekomandon edhe Kolegji Amerikan i Reumatologjisë (ACR). Unë gjithashtu inkurajojë anëtarët e familjes suaj dhe kontaktet e tjera të afërta që të vaksinohen për të ndihmuar në uljen e rrezikut të infeksionit me COVID-19.

Rreziku i efekteve anësore të rënda nga vaksinat kundër COVID-19 është shumë i ulët.  Sipas ACR, vaksinat e COVID-19 janë po aq të sigurta si për njerëzit me dhe pa sëmundje reumatike inflamatore autoimune si AR.

Në teori, është e mundur që njerëzit me RA mund të përjetojnë një përkeqësim të simptomave pas marrjes së një vaksine COVID-19.  Sidoqoftë, ACR raporton se përfitimet e pritshme të vaksinimit kundër COVID-19 tejkalojnë shumë rreziqet e mundshme.

Nëse ende nuk jeni vaksinuar kundër COVID-19, ACR rekomandon doza të shumfishta të vaksinës, si  Pfizer-BioNTech, AstraZeneca ose Moderna mRNA në vend të një doze të vetme të vaksinës Johnson & Johnson.  Sidoqoftë, vaksina Johnson & Johnson gjithashtu ofron njëfarë mbrojtjeje.

Vaksinimi kundër COVID-19 mund të jetë disi më pak efektiv se mesatarja nëse jeni duke marrë një ilaç antireumatik modifikues të sëmundjes (DMARD) ose medikamente të tjera që ulun apo suprimojnë sistemin tuaj imunitar.  Efektet e vaksinimit kundër COVID-19 gjithashtu mund të zhduken më shpejt nëse jeni duke marrë ato trajtime.  Megjithatë, ACR ende rekomandon që ju duhet gjithsesi të vaksinoheni.  Kohën dhe llojin e vaksines mund ta diskutoni me reumatologun tuaj.

Nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për uljen e imunitetit përveç hidroksilklorinës, ACR rekomandon që të merrni një vaksinë shtesë përforcuese të një vaksine COVID-19.  Pyesni mjekun tuaj se sa kohë duhet të prisni për të marrë këtë dozë shtesë pasi të keni marrë dy dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech, AstraZeneca ose Moderna ose një dozë të vetme të vaksinës Johnson & Johnson.

Gjithsesi pyesni reumatologun tuaj nëse duhet të rregulloni apo përshtatni kohën e barnave tuaja për AR kur jeni duke u përgatitur për të marrë vaksinën kundër COVID-19.  Reumatologer mund t’ju këshillojnë të ndaloni ose vononi përkohësisht disa trajtime të RA pas marrjes së një doze vaksine.  Kjo mund të ndihmojë në ngritjen e efikasitetit të vaksinës.

Si mund të diagnostikohet dhe trajtohet COVID-19?

Nëse vini në kontakt të ngushtë me dikë që ka COVID-19 ose keni simptoma të COVID-19, ndiqni udhëzimet e shërbimit të shëndetit publik vendor për t’u testuar.  Vaksinimi kundër COVID-19 zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjes, por është ende e mundur që të infektoheni me virusin pas marrjes së vaksinës.

Nëse infektoheni me COVID-19, është e rëndësishme të izoloheni për të shmangur bartjen e virusit te njerëzit e tjerë.  Qëndroni në shtëpi dhe mbani distancë fizike nga të tjerët, edhe nëse nuk keni simptoma.  Mbajtja e një maske për fytyrën gjithashtu ul transmetimin e virusit te njerëzit e tjerë.

Nëse keni simproma të lehta të COVID-19, ka të ngjarë të shëroheni në shtëpi.  Mjeku juaj mund të ndajë sugjerime për menaxhimin e simptomave që zhvilloni.  Për shembull, ata mund të rekomandojnë pushim dhe medikamente pa recetë për të trajtuar ethet, kollën dhe lodhjen.

Nëse jeni në rrezik të lartë të zhvilloni simptoma të rënda ose komplikime nga COVID-19, mjeku juaj mund të ju rekomandoj që ju të shtriheni në spital apo dhe përcjellje dhe terapi intenzive në shtepi, në mënyrë që trajtimi juaj tjetë sa më i shpejtë dhe në kohë!

KËSHILLA MË RËNDËSI

Njerëzit me AR duket se kanë një rrezik në rritje për të zhvilluar simptoma të rënda dhe komplikime nga COVID-19.  Vaksinimi dhe praktikimi i masave të tjera parandaluese mund të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes.

 ACR aktualisht rekomandon vaksinimin kundër COVID-19 për njerëzit me AR.  Në varësi të trajtimeve të AR që po merrni, mjeku juaj ka të ngjarë t’ju këshillojë të merrni një vaksinë shtesë përforcuese të një vaksine COVID-19.

 Shkencëtarët po vazhdojnë të studiojnë COVID-19 dhe vaksinat që mbrojnë kundër sëmundjes.  Ndërsa publikohet një studim i ri, gjetjet mund të ndikojnë në rekomandimet e lidhura me COVID-19 për njerëzit me AR.

 Patjeter bisedoni me reumatologun tuaj për të mësuar rreth gjetjeve dhe rekomandimeve më të fund t të kërkimit për parandalimin dhe menaxhimin e COVID-19.  Ju gjithashtu mund të gjeni udhëzime të përditësuara për njerëzit me AR duke vizituar seksionin “Udhëzimet për COVID-19” (“COVID-19 Guidance” ) të faqes së internetit të ACR.

Youtube

Arkiva

Kategoritë